Kombëtarja e Zvicrës do të përballet me Algjerinë në fazën eliminatore të Kupës së Botës, ndërsa në prag të kësaj sfide një moment i veçantë iu kushtua kapitenit Granit Xhaka.
Federata Zvicerane e Futbollit e nderoi mesfushorin me origjinë shqiptare për arritjen e 150 ndeshjeve me fanellën e përfaqësueses helvetike. Ceremonia e vlerësimit u zhvillua në praninë e drejtuesve të federatës dhe trajnerit Murat Jakin, të cilët i dorëzuan Xhakës një mirënjohje për kontributin e tij ndër vite.
Xhaka ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Zvicrës edhe në këtë edicion të Kupës së Botës. Mesfushori ka dhënë paraqitje të rëndësishme për skuadrën dhe ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Bosnje dhe Hercegovinës, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij kyç në ekipin kombëtar.
Lini një Përgjigje