Reali i Madridit vazhdon ta mbajë në krye të listës së objektivave Majkëll Olize, i cili po kalon një formë të shkëlqyer në Kupën e Botës 2026. Megjithatë, Bajerni i Mynihut nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës.
Sipas mediave spanjolle, presidenti i Bajernit të Mynihut, Herbert Hainer, është takuar së fundmi në Madrid me homologun e tij te Reali, Florentino Pérez. Gjatë bisedës, një nga temat kryesore ishte edhe e ardhmja e sulmuesit francez.
Presidenti i klubit bavarez thuhet se ka qenë kategorik në qëndrimin e tij, duke i bërë të ditur Perezit se Olize nuk është në shitje.
“I thashë Florentinos të mos e humbasë kohën. Olize nuk është në shitje dhe ne nuk do ta shesim”, citohet të ketë deklaruar Hainer.
Megjithatë, e përditshmja spanjolle AS raporton se drejtuesit e Bajernit janë të vetëdijshëm se situata mund të ndryshojë nëse vetë lojtari kërkon largimin gjatë kësaj vere.
Sipas të njëjtit burim, pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, Olize pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit e klubit për të diskutuar të ardhmen e tij. Për 23-vjeçarin interesohen disa klube elitare evropiane, ndërsa Reali i Madridit konsiderohet aktualisht favoriti për të siguruar firmën e tij.
Paraqitjet mbresëlënëse të francezit në Botëror kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg, duke e bërë një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës. Në "Santiago Bernabeu" besojnë se Olize mund të jetë përforcimi ideal për repartin ofensiv në sezonin e ardhshëm.
Lini një Përgjigje