TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 20:26

“Faleminderit për 5 mijë lekë bonus", pensionisti tallet me Ramën: Do t’i përdor të vi nga Elbasani 5 herë në protestë!

Shkruar nga Pamfleti

 

“Faleminderit për 5 mijë lekë bonus", pensionisti
Pensionisti ironi me Ramën

 

Një pensionist ka ironizuar bonusin e pensionistëve që u paralajmërua pak ditë më parë nga qeveria.
Ai tha se bonusin e marrë do ta përdorë për të udhëtuar nga Elbasani drejt Tiranës për të marrë pjesë në protesta, ndërsa u bëri apel edhe pensionistëve të tjerë të mbështesin të rinjtë.

“Mesazhin e parë do t’ia jap banditit të Surrelit. Na kanë dhënë 50 mijë lekë bonus. Mos u mërzit, sepse me ato para do të vij pesë herë në protestë.
U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë dhe të mbështesin rininë e mrekullueshme. Ndryshe, ato 50 mijë lekë të qelbura le t’ua japin lëpirësve”, u shpreh pensionisti gjatë protestës.

 

pensionisti ironi me ramën protesta

Lini një Përgjigje