Aktivistja Luçiana Koka, para nisjes së protestës së 33-të në sheshin "Skënderbej", ka folur lidhur me ngjarjet e ndodhura gjatë protestës së paradites para Parlamentit, ku pretendon se është goditur me spraj me piper nga efektivët e Policisë së Shtetit.
Sipas Kokajt, ajo ishte duke u përpjekur të komunikonte me punonjësit e policisë për t'u kërkuar të ndalonin përdorimin e forcës ndaj protestuesve, kur u përball me përdorimin e sprajit me piper.
Aktivistja tha se, megjithëse kishte mundësi të kalonte gardhin e vendosur nga policia, zgjodhi të mos e bënte për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
Kokaj pretendon gjithashtu se, pas incidentit, nuk mori ndihmën e nevojshme nga ambulanca. Sipas saj, personeli nuk e transportoi drejt spitalit dhe ajo u largua më pas me ndihmën e deputetit Endri Kapri.
Ajo komentoi edhe deklaratat politike të bëra pas protestës, duke theksuar se pjesëmarrja e saj ka qenë vullnetare dhe se nuk është financuar nga askush. Gjithashtu, ajo hodhi akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Taulant Balla, duke pretenduar se protestues janë dhunuar edhe gjatë shoqërimit në automjetet e policisë.
“Unë isha te protesta. Po mundohesha të flisja me policët se po bënin dhunë. Një kishte shishen me piper dhe gjuajti dy herë i thashë nuk mund ta bësh. Një tjetër nxori shkop gome. Kur hodhën piperin kam qenë aty dhe efekti ishte i menjëhershëm. Gjysmë ore nuk i hapja dot sytë. Kisha mundësi të çaja gardhin dhe për të mos provokuar dhunë nuk e çava gardhin dhe për të respektuar efektivët. Besoj se shumë kanë qenë si unë. Bën veprim të dhunshëm. Ka pasur gra vajza të reja edhe njerëz të moshuar. Duhet të njoftonin para se të bënin një veprim të tillë. Kur shkova në ambulancë ishin dy policë. Jo thanë ulu se nuk ka vend. Më futën brenda në kafe. U mbyll kafja me çelës. Aty ishte dhe një aktiviste tjetër e prekur nga spraj. Qëndrova pak sa mora veten. Më mori deputeti Kapri që më çoi në spital. Gjë e turpshme që kujdesen për policët jo për qytetarët. Provokuan dhunë dhe videot e treguan dhunën komplet joprofesionale.
Mua nuk më paguan asnjëri të dal këtu. Kryeministri ka borxh që më ka marrë pronën për t’ia dhënë një deputeti të PD. nuk kam marrë asnjë lek nga askush dhe nga asnjë armik i Shqipërisë. Tregon nivelin e kryeministrit, që po denigron protestën më shembull në BE. Për Taulant Ballën nuk ka fundrrinë më të madhe në kombin shqiptar. Janë dhunuar protestues në furgonin e policisë. Shpresoj të jenë mirë. Ka dhe protestues të tjerë që janë dhunuar, gjuajtur me shkelma dhe grushta”, tha Koka për Neës24.
Lini një Përgjigje