TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 17:23

"Po përgatisim kallëzim penal", avokati thirrje Ramës: Liro menjëherë protestuesit, ose do të shkaktosh revoltë!

Shkruar nga Pamfleti

 

"Po përgatisim kallëzim penal", avokati thirrje Ramës:
Alban Duraj

Avokati Alban Duraj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të 20 protestuesve të ndaluar gjatë tensioneve të regjistruara para Kuvendit. Në një deklaratë për mediat, Duraj i cilësoi ndalimet të paligjshme dhe tha se protestuesit nuk kanë kryer asnjë vepër penale, por kanë ushtruar vetëm të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar.

"I bëjmë thirrje që të lirohen në mënyrë të menjëhershme. Jemi duke përgatitur kallëzimin penal dhe të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi. Protestuesit nuk kanë bërë asnjë shkelje, përveç ushtrimit të së drejtës së tyre për të protestuar", deklaroi ai.

Avokati pretendoi gjithashtu se gjatë ndërhyrjes policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve me shkopinj gome dhe se shoqërimet janë kryer mbi baza politike. Sipas tij, autoritetet nuk kanë dhënë shpjegime ligjore për ndalimet.

Duraj u bëri thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ministrit të Brendshëm dhe organit të prokurorisë që të ndërhyjnë për lirimin e të ndaluarve. Ai kërkoi reagim edhe nga kryeministri Edi Rama, duke i bërë thirrje të ndërhyjë që, sipas tij, protestuesit të lirohen dhe të kthehen pranë familjeve të tyre.

Sipas avokatit, është duke u përgatitur një kallëzim penal për mënyrën e ndërhyrjes së policisë dhe për procedurat e ndjekura gjatë shoqërimit të protestuesve.

Në fund të deklaratës, Duraj paralajmëroi se protesta e njoftuar për datën 4 korrik pritet të ketë pjesëmarrje edhe më të madhe, ndërsa pretendoi se policia kishte një plan për të penguar aktivistët kryesorë të tubimit.

“I bëjmë thirrje që të lirohen në mënyrë të menjëhershme. Jemi duke përgatitur kallëzimin penal, të mbajnë përgjegjësi të gjithë. I bëjmë thirrje policisë, komisariatit, ministrit të Brendshëm që ka për detyrë të respektojë ligjin dhe vetëm ligjin. Jemi mësuar në këto 13 vite si Rama është sjellë me ministrat e vet, të kenë një ndërgjegje së paku qytetare dhe pastaj ligjore. Ju lutem të respektoni ligjin, kallëzimi është gati, prokuroria do fillojë hetimin. Janë shkelur të gjitha kriteret kur arrestohet dikush në flagrancë. Çfarë kanë bërë protestuesit? Asgjë, përveç respektimit të së drejtës së tyre për të protestuar dhe asnjë shkelje.

Ne nuk na kanë dhënë asnjë lloj përgjigjeje. Ata presin urdhra që janë politikë. Asnjë vepër penale nuk është kryer nga protestuesit. Ka qenë policia ajo që ka goditur protestuesit. Punonjësit kanë qenë me shkopinj gome, duke ushtruar dhunë, në numër shumë të madh. Përveç lirimit që e kërkojmë nga drejtori i policisë, kërkojmë edhe nga prokurori, cili është prokurori që ka këtë çështje, që të urdhërojë në mënyrë të menjëhershme lirimin. Thirrja jonë shkon në dy rrugë, drejtorit të policisë dhe ministrit. Kërkojmë që Rama të reagojë lidhur me këto arrestime të paligjshme. Ia kërkojmë Ramës në mënyrë që protestuesit të shkojnë te familjet e tyre dhe ta vijojnë jetën normalisht.

Kjo kërkesë është edhe për të vazhduar protestën, ajo e datës 4 do të jetë një nga më të mëdhatë. Policia ka pasur plan për të penguar aktivistët kryesorë të kësaj proteste”, u shpreh avokati i protestuesve, Alban Duraj.

alban duraj protesta #perplasja me arme ne prizren

1 Komente

  1. P
    Protests supporters

    Rames nuk duhet ti’a kerkoni lirimin e 20 protestuesve.Ate duhet t’a SULMONI ME CDO MJET.Jo MESHIRE edvin QELBESIRES!

    Lini një Përgjigje