TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Korrik 2026, 19:24

Kryesia e PD, kush janë emrat e propozuar nga Berisha? Këshilli Kombëtar nis votimin

Shkruar nga Pamfleti
Kryesia e PD, kush janë emrat e propozuar nga Berisha? Këshilli
Këshilli Kombëtar i PD

Këshilli Kombëtar i PD-së pritet të votojë sot përbërjen e Kryesisë së re, ndërsa kreu demokrat Sali Berisha njoftoi emrat e kandidatëve. Kandidatët janë ndarë në 3 lista, ajo e zonjave, burrave dhe të rinjve.

Në listën e zonjave përfshihen 15 emra, ndërsa do të zgjidhen vetëm 6 prej tyre. Në listën e të rinjve janë 25 emra, ndërsa prej saj do të zgjidhen 6 emra, 3 vajza dhe 3 djem, ndërkohë që në listën e burrave janë 21 kandidatë, ndërsa do të zgjidhen 8 prej tyre.

Pra në total, Këshilli Kombëtar i PD-së do të zgjedhë sot 20 emrat e rinj të Kryesisë së PD, ndërsa automatikisht anëtarë të saj do të jenë nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm, kreu i Grupit Parlamentar të PD, kreu i FRPD-së, i LDG-së, kryetari i Këshillit Kombëtar dhe natyrisht edhe kreu i PD-së.

Për Kryesinë e PD-së janë propozuar:

Lista e grave:

Adriana Tolka

Alketa Mukanelati

Armanda Zeqiri

Denisa Kele

Eda Grimçi

Edit Harxhi

Elena Qirici

Enkelejda Sallaku

Fatmira Kola

Floriana Garo

Ilda Zhulali

Ilirjana Kuçana

Lili Sulaj

Mimoza Hajdarmataj

Mirela Tabaku

Do zgjidhen mes tyre 6 kandidatura.

Lista e të rinjve

Andia Ulliri

Anxhelo Karalliu

Arlind Ahmetaj

Arnold Karriqi

Arsen Dushku

Çajup Shehaj

Desada Xhetani

Ergest Eskiu

Eva Metaj

Fatjon Bathorja

Glauk Olldashi

Xhonatan Pano

Julian Beqiri

Jurgen Spaho

Kristina Gjoka

Laviola Guma

Loranca Hoxha

Mario Runa

Neada Stana

Nikola Kedhi

Nikolin Çali

Rezenbrik Serjani

Tedi Kopliku

Xhorxhia Niço

Xhulia Xhekaj

Nga këta emra do të zgjidhen 3 vajza dhe 3 djem.

Lista e burrave:

Alfred Lela

Arjan Ndoja

Asllan Dogjani

Atird Hoxha

Aurel Bylykbashi

Bislim Ahmetaj

Dorjan Teliti

Edi Paloka

Enri Çeno

Ervin Minarolli

Fidel Kreka

Fisnik Qosja

Gazmir Spahia

Gent Strazimiri

Gjin Gjoni

Grigels Muçollari

Ilir Alimehmeti

Keltis Kruja

Lefter Gështenja

Luan Baçi

Nevton Kodhelaj

Nga burrat do të zgjidhen 8 prej kandidatëve

 

kryesia pd kandidatura

Lini një Përgjigje