TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Korrik 2026, 19:17

Berisha propozon dy emra, kush pritet të drejtojë Këshillin Kombëtar të PD

Shkruar nga Pamfleti
Berisha propozon dy emra, kush pritet të drejtojë Këshillin
Sali Berisha

Këshilli Kombëtar i PD-së pritet të zgjedhë sot drejtuesin e ri, por edhe anëtarët e Kryesisë së kësaj partie. Në mbledhjen e zhvilluar në selinë e PD-së, Berisha ka propozuar dy emra që do të votohen nga anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Emrat e propozuar nga Berisha janë Silva Hasa dhe Julia Emiri. “Kam menduar që Këshilli Kombëtar të drejtohet nga një zonjë”, tha Berisha përpara se të bënte publike emrat.

Këshilli Kombëtar i PD-së është drejtuar nga Edi Paloka prej vitit 2021, ndërsa ky i fundit deklaroi pak ditë më parë se nuk do të rikandidonte, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjes së një emri të ri.

berisha keshilli kombetar pd

Lini një Përgjigje