
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë Krujë–Tiranë, pranë kryqëzimit të Niklës.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete: një fuoristradë tip Mercedes-Benz dhe dy automjete të së njëjtës markë.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës nga drejtuesi i fuoristradës, duke sjellë përplasjen me dy automjetet e tjera.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Lini një Përgjigje