TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 07:24

Kthjellime dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Kthjellime dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë do të ndikohet këtë të enjte nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, megjithëse gjatë mesditës dhe pasdites në disa zona priten reshje shiu dhe episode të shkurtra stuhish.

Sipas parashikimit meteorologjik, dita do të nisë me mot kryesisht të kthjellët, ndërsa gjatë orëve të mesditës do të ketë alternime me vranësira mesatare dhe herë pas here të dendura, veçanërisht në zonat malore të lindjes dhe juglindjes.

Reshje shiu me intensitet të ulët priten në pjesën më të madhe të territorit, me përjashtim të vijës bregdetare. Në zonat malore të lindjes dhe juglindjes reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të pasdites vranësirat do të shpërbëhen gradualisht, reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin dhe moti do të jetë kryesisht i kthjellët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë.

Në detin Adriatik dhe Jon valëzimi parashikohet i ulët, me forcë 1 deri në 3 ballë.

reshje shiu

Lini një Përgjigje