TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 13:08

Përplasje të forta te Pedonalja, arrestohet një tjetër protestues

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje të forta te Pedonalja, arrestohet një tjetër
Përplasje të forta te Pedonalja

Disa minuta më parë situata para Kuvendit të Shqipërisë pati një përplasjeje të ashpër mes protestuesve dhe forcave të rendit në zonën e Pedonales, ku policia ka ndërhyrë duke shoqëruar një tjetër person.

Ky moment ka tensionuar dhe më tej situatën, pasi një pjesë e protestuesve u janë kundërvënë menjëherë forcave të policisë në tentativë për ta shkëputur qytetarin nga duart e efektivëve. Për të menaxhuar situatën dhe për të zmbrapsur turmën, efektivët e policisë janë përgjigjur sërish duke përdorur spraj dhe gaz lotsjellës, çka ka krijuar kaos dhe vështirësi në frymëmarrje te personat që ndodheshin në atë zonë.

 

përplasje të forta te pedonalja

Lini një Përgjigje