TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 13:04

Policia vijon shoqërimet, 9 protestues dhe aktivistë përfundojnë në komisariat

Shkruar nga Pamfleti

Policia vijon shoqërimet, 9 protestues dhe aktivistë

Pas tensioneve të krijuara gjatë protestës para Parlamentit, Policia e Shtetit ka vijuar shoqërimin e pjesëmarrësve, ndërsa numri i personave të shoqëruar ka kaluar në mbi nëntë.

Mes tyre ndodhet edhe aktivisti Altin Goxhaj, i cili u pa duke u larguar nga vendngjarja i shoqëruar nga disa efektivë policie, menjëherë pas përplasjeve që u regjistruan pranë hyrjes së Kuvendit.

Gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e protestuesve, Policia përdori sprej lotsjellës dhe ujë. Nga ana tjetër, protestuesit ngritën barrikada me gardhe metalike dhe kazanë mbeturinash në përpjekje për të bllokuar lëvizjen e automjeteve të deputetëve.

Deri në këtë fazë, Policia e Shtetit nuk ka publikuar një bilanc zyrtar përfundimtar mbi numrin e personave të shoqëruar apo ndaluar në lidhje me incidentet e ndodhura gjatë protestës.

 

Lini një Përgjigje