TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 2 Korrik 2026, 14:12

“Të dijë të lajë enët”, Amber zbulon mashkullin që kërkon: 'VIP-at nuk i preferoj

Shkruar nga Pamfleti
“Të dijë të lajë enët”, Amber zbulon
“Të dijë të lajë enët”, Amber zbulon mashkullin që kërkon: 'VIP-at nuk i preferoj

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber, ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku iu përgjigj pa rezerva pyetjeve, duke folur për jetën sentimentale, partnerin ideal dhe mënyrën si e sheh një marrëdhënie.

E pyetur nëse është ngacmuar ndonjëherë nga futbollistë, politikanë apo personazhe të njohur, Amber la të kuptohej se raste të tilla kanë ekzistuar, por zgjodhi të mos zbulojë detaje.

“Edhe nëse do të ngacmonte, normale që nuk do ta thoshim,” u përgjigj ajo me humor.

Kur Mateo Borri e pyeti se cilin profil do të zgjidhte mes një politikani, futbollisti apo një personazhi televiziv, Amber ishte e prerë:

“Asnjërin. Duam njerëz të thjeshtë.”

Gjatë intervistës, ajo foli edhe për frikën më të madhe në një lidhje dashurie.

“Nëse dua, nuk dua të humb,” tha Amber.

Sa i përket partnerit ideal, ish-banorja renditi disa nga cilësitë që, sipas saj, nuk duhet të mungojnë.

“E kam thënë edhe njëherë, të dijë të lajë enët. Të di të vishet bukur. Të jetë jugor,” u shpreh ajo me batutë, ndërsa më pas shtoi se mbi të gjitha vlerëson respektin dhe dashurinë.

Amber foli edhe për mënyrën si duhet të menaxhohen shpenzimet në çift, duke theksuar se secili duhet të ruajë pavarësinë financiare.

“Unë mendoj që një marrëdhënie e shëndetshme, portofolat duhet të jenë secili të vetin.”

E pyetur nëse pagesat duhet të ndahen me radhë, ajo u përgjigj shkurt:

“Po sigurisht, nuk është keq.”

amber partneri

Lini një Përgjigje