Rob Kardashian është shfaqur sërish në rrjetet sociale, këtë herë në fotot e publikuara nga motra e tij, Khloé Kardashian, nga festa madhështore e ditëlindjes së saj.
Khloé ndau me ndjekësit një seri fotosh nga eventi, ku mes familjarëve u pa edhe Rob, i cili prej vitesh mban një profil të ulët publik. Ai pozoi së bashku me vajzën e tij 9-vjeçare, Dream Kardashian, nga lidhja me ish-partneren Blac Chyna.
Në një nga fotografitë, Rob bën shenjën e paqes pas Dream, ndërsa në një tjetër vajzë e përqafon me shumë dashuri.
Në festë ishin të pranishëm edhe Kim Kardashian, Kourtney Kardashian, Kris Jenner, si dhe fëmijët e Khloé, True dhe Tatum. Pjesë e mbrëmjes ishin gjithashtu mikeshat e saj të ngushta, Malika Haqq dhe Khadijah Haqq.
Rob nuk mungoi as me një urim publik për motrën e tij, duke komentuar në postim: "Jemi shumë të bekuar që të kemi! Të duam shumë!"
Festa u organizua me temën "Champagne, Cavalli and Caviar", me një dekor elegant në nuanca rozë, lule të bardha e rozë, si edhe disa torta të personalizuara të përgatitura posaçërisht për ditëlindjen e Khloé Kardashian.

Lini një Përgjigje