TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Korrik 2026, 15:35

Rikthehet romanca? Sara Hoxha surprizohet nga Erik Fullani për ditëlindje

Shkruar nga Pamfleti
Rikthehet romanca? Sara Hoxha surprizohet nga Erik Fullani për
Rikthehet romanca? Sara Hoxha surprizohet nga Erik Fullani për ditëlindje

Sara Hoxha ka festuar më 19 qershor ditëlindjen e saj të 34-të, një ditë e shënuar me dhurata dhe surpriza të shumta.

Së fundmi, ajo ka ndarë në InstaStory një imazh ku shihet ambienti i shtëpisë i mbushur me buqeta të mëdha lulesh, të vendosura poshtë televizorit dhe në hapësira të ndryshme të sallonit.

Sipas “Prive By Liberta Spahiu”, lulet e shumta dyshohet se janë të gjitha dhuratë nga partneri i saj, Erik Fullani.

Në foton e publikuar, Sara ka shtuar edhe një mbishkrim me humor: “Si të mbijetosh në 40 gradë? Po jua tregoj unë…”, duke treguar se ditëlindjen e ka kaluar në ambientin e shtëpisë mes surprizave.

Dhurata vjen në një moment kur përflitet për një rikthim të marrëdhënies mes tyre, pas një periudhe të shkurtër distancimi që u komentua gjerësisht në media.

Vetëm pak ditë më parë, Sara Hoxha dhe Erik Fullani u vunë re duke rikthyer ndjekjen reciproke në rrjetet sociale, një sinjal që u interpretua si pajtim mes çiftit pas një krize të përfolur.

Rikthehet romanca? Sara Hoxha surprizohet nga Erik Fullani për

 

erik fullani dhe sara hoxha datelindje

Lini një Përgjigje