TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2026, 17:23

Nga përkulja e trajnerit dhe lojtarëve te pastrimi i stadiumit nga tifozët, ja pse Japonia na bëri të gjithëve të dashurohemi pas kulturës së saj

Shkruar nga Pamfleti
Nga përkulja e trajnerit dhe lojtarëve te pastrimi i stadiumit nga
Kombëtarja e Japonisë

Futbolli zakonisht kujtohet për rezultatet dhe trofetë, por herë pas here vëmendjen e fitojnë edhe gjestet që shfaqen jashtë fushës së lojës.

Pas eliminimit dramatik nga Brazili në minutat e fundit të kohës shtesë në Kampionatin Botëror, Kombëtarja e Japonisë u përball me një zhgënjim të madh. Pavarësisht dhimbjes së humbjes, skuadra japoneze u vlerësua për mënyrën se si reagoi pas ndeshjes.

Trajneri i Japonisë mori përgjegjësinë për eliminimin, duke u përkulur para lojtarëve dhe tifozëve në shenjë respekti dhe kërkim-faljeje. Më pas, futbollistët u rreshtuan përballë tribunës së mbështetësve të tyre dhe kryen “Ojigi”-n, përkuljen tradicionale japoneze që simbolizon mirënjohjen, respektin dhe ndjesën.

Gjestet e skuadrës nuk përfunduan me kaq. Sipas raportimeve, dhoma e zhveshjes u la e pastër dhe e sistemuar, ndërsa mbi një tavolinë u vendosën lejlekë prej origami, simbol i paqes dhe shpresës në kulturën japoneze, së bashku me një shënim falënderimi për qytetin mikpritës të Houstonit.

Edhe tifozët japonezë tërhoqën vëmendjen. Pas përfundimit të ndeshjes, ata qëndruan në stadium për të mbledhur mbeturinat në tribunat ku kishin ndjekur takimin, një praktikë që është bërë e njohur në aktivitetet e mëdha sportive dhe lidhet me kulturën e pastërtisë dhe përgjegjësisë qytetare në Japoni.

Sjellja e ekipit dhe e tifozëve u komentua gjerësisht në media dhe rrjetet sociale, duke u cilësuar si një shembull i respektit, disiplinës dhe kulturës sportive, pavarësisht rezultatit në fushën e lojës.

kombëtarja e japonisë kupa e botës

Lini një Përgjigje