TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2026, 16:39

“Nuk kam marrë para nga Bastoni”, zbardhet deklarata e vajzës së mitur: Nuk jam prostitutë

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk kam marrë para nga Bastoni”, zbardhet deklarata e
Alesandro Bastoni

Një vajzë, e cila në kohën e përdhunimit nga Bastoni ishte 17 vjeçe, ka mohuar para hetuesve çdo pretendim për prostitucion në lidhje me futbollistin e Interit dhe kombëtares italiane, i cili aktualisht është nën hetim nga Prokuroria e Milanos për dyshime për prostitucion me të mitur.

"Nuk jam prostitutë, nuk jam prostituuar me Bastonin dhe nuk kam marrë para."

Ky është, sipas mediave italiane, thelbi i deklaratës së dhënë nga e reja para hetuesve. Dyshohet se ajo ka kaluar natën mes 9 dhe 10 korrikut 2020 me mbrojtësin italian.

Sipas hetimeve, takimi i dyshuar mes Bastonit dhe 17-vjeçares ka ndodhur gjatë një prej mbrëmjeve të organizuara nga agjencia "Ma.De" në Cinisello Balsamo. Kjo agjenci ndodhet në qendër të një hetimi për përfshirje në një grup kriminal, ku nën hetim janë Alesio Salamone, Deborah Ronçi dhe Emanuele Butini.

Alesandro Bastoni është thirrur të paraqitet të premten për t'u marrë në pyetje nga prokuroret Rosaria Stagnaro dhe Bruna Albertini, të cilat drejtojnë hetimin në bashkëpunim me Njësinë e Policisë Ekonomiko-Financiare të Guardia di Finanza.

Megjithatë, sipas raportimeve, futbollisti i Interit, në konsultim me avokatin e tij Salvatore Skuto, mund të zgjedhë të ushtrojë të drejtën ligjore për të mos iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve.

Hetimet vijojnë dhe deri në përfundimin e tyre, akuzat mbeten në fazën e verifikimit nga autoritetet italiane.

vajza e mitur alesandro bastoni mbrojtësi i interit

Lini një Përgjigje