
Në Seattle të Uashingtonit do të luhet sonte një prej dueleve më interesante të 1/16-ve të Botërorit, pasi përballë në orën 22:00 vihen Belgjika dhe Senegali. Evropianët shihen lehtësisht si favoritë, por kohët e fundit janë kritikuar shumë për paraqitjet edhe pse dolën të parët në grup. Në prag të ndeshjes trajneri Rudi Garcia ka bërë thirrje për mbështetje dhe ka cilësuar se për një komb duhet të jetë krenari të ketë lojtarë si De Bruyne, Lukaku, Courtis dhe Trossard.
Si trajneri Martinez ashtu edhe futbollisti De Keteleare e shohin shumë të vështirë duelin me Senegalin, që u kualifikua si e tretë në grup me Francën, Norvegjinë dhe Irakun.
Trajneri i afrikanëve Pepe Thiaë fillimisht u shpreh se ‘po i afrohen me shumë vetëbesim këtij dueli’. Ai e quajti Belgjikën një komb të madh në futboll për të cilin ka shumë respekt, ndërsa shtoi se ‘jemi gati për këtë ndeshje dhe do të japim maksimumin për t’u kualifikuar’. Nuk duhet harruar që Senegali fitoi në fushë titullin si kampion i Afrikës edhe pse më pas Konfederetave e Kombeve të Afrikës vendosi t’ia kalonte Marokut.
Fituesi i duelit Belgjikë-Senegal në 1/8-t e Botërorit do të përballet me fituesin e SHBA-Bosnje-Hercegovinë. Ky duel do të luhet në orën 02:00 të mëngjesit me organizatorët e Botërorit që konsiderohen favoritë për të t’u kualifikuar nga 1/16-t. Megjithatë askush nuk e priste që Bosnja të kualifikohej nga grupet dhe ballkanasit duan ta vijnë ende ëndrrën e tyre në Botëror.
Lini një Përgjigje