Leon Dajaku ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u transferuar te Hansa Rostok pas largimit nga SSV Ulm.
Sulmuesi shqiptar vendosi të largohej nga Ulm pas rënies së skuadrës në kategorinë e katërt të futbollit gjerman. Megjithatë, ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Ligës së Tretë, pasi ka firmosur me Hansa Rostok, klub që e prezantoi zyrtarisht një ditë më parë.
Karriera e Dajakut pati një ecuri pozitive deri në vitin 2025, por periudha te Hajduku i Splitit nuk rezultoi ashtu siç pritej. Përjashtimi nga trajneri Xhenaro Gatuzo ndikoi në vazhdimësinë e tij, duke sjellë një rënie të dukshme në ecurinë sportive.

Në nivel ndërkombëtar, Dajaku ka përfaqësuar ekipet zinxhir të Gjermanisë. Dikur një nga talentet premtuese të akademisë së Bajernit të Mynihut, emri i tij u përfol disa herë si një mundësi për t'iu bashkuar Kombëtares së Kosovës, por një gjë e tillë nuk u konkretizua.
Tashmë, 24-vjeçari synon të rikthejë formën më të mirë me Hansa Rostok, një klub me traditë në futbollin gjerman, i cili aktualisht garon në kategoritë inferiore.
Lini një Përgjigje