Tirana është përfshirë nga tensione gjatë protestës së djeshme, ku disa protestues kanë qëlluar me vezë drejt makinës së deputetit Erion Braçe. Ngjarja ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të policisë për të normalizuar situatën, e cila për disa momente ka degraduar në përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Incidenti është bërë shpejt temë diskutimi edhe në rrjetet sociale, ku influencuesja Dea Mishel ka reaguar me një mesazh ironik drejtuar deputetit.
“Erion mirëdita, si je? Vinte shumë erë vezë makina? E lave vetë apo në servis? Apo e ke lënë për momentin? Kujdes se thahet dhe mezi e heq pastaj”, ka shkruar ajo, duke shtuar me ironi edhe pyetje mbi nevojën për kontroll mjekësor pas incidentit.
Reagimi i Erion Braçes ka qenë i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë: “Aau, je larë ti?!”, pas të cilit ai ka vendosur ta bllokojë influencuesen në Instagram.
Dea Mishel e ka ndarë këtë moment me ndjekësit e saj, duke shkruar se deputeti ishte i radhës që e bllokonte pas një debati virtual.
“Deputeti i dytë që e çon muhabetin në ofendime personale dhe më bën block. Me një tek koment ky s’mbajti fare… Po i mbledh si ‘pokemonë’ brenda muajit”, ka deklaruar ajo.
Rasti ka rikthyer vëmendjen te përplasjet e vazhdueshme të influencueses me figura publike dhe politike, përfshirë edhe debate të mëparshme në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje