TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Korrik 2026, 15:07

Nicola Peltz trazon rrjetin me postimin e fundit, nuk 'kursen' kunatën 14-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti
Nicola Peltz trazon rrjetin me postimin e fundit, nuk 'kursen'
Nicola Peltz trazon rrjetin me postimin e fundit, nuk 'kursen' kunatën 14-vjeçare

Nicola Peltz ka rikthyer vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale me një postim të fundit në Instagram, që shumë fansa e kanë interpretuar si një tjetër thumb ndaj Harper Beckham.

Aktorja publikoi një seri fotosh nga dasma e vëllait të saj të madh, Will Peltz, me Kenya Kinski-Jones, ku shfaqej mjaft e afërt me familjen e re të bashkëshortit të saj, Brooklyn Beckham.

Në përshkrimin e postimit, Nicola e quajti Kenya-n “motra ime e ëndrrave”, një shprehje që ka ngjallur diskutime, duke pasur parasysh se ajo ka prej vitesh si kunatë edhe Harper Beckham, vajzën e David dhe Victoria Beckham.

“Kjo dasmë ishte një nga gjërat më të bukura që kam pasur ndonjëherë privilegjin të përjetoj… Willy, faleminderit që më dhe më në fund, zyrtarisht, motrën e ëndrrave të mia, Ken”, shkroi ajo.

Në të njëjtin postim, Peltz u shpreh e emocionuar për lidhjen e fortë mes çiftit të sapomartuar, duke theksuar se dashuria e tyre ka qenë e dukshme ndër vite dhe se ceremonia ishte një moment i paharrueshëm.

Kenya Kinski-Jones, vajza e producentit legjendar Quincy Jones dhe aktores Nastassja Kinski, u bë pjesë e familjes Peltz pas martesës me Will Peltz, duke marrë një sërë komplimentesh nga Nicola, e cila e përshkroi familjen e saj të re si të jashtëzakonshme.

Në një tjetër postim në “Instagram Stories”, ajo ndau një foto me bashkëshortin Brooklyn Beckham dhe vëllain e saj Will, duke shkruar: “Djemtë e mi, përgjithmonë.”

Postimet e fundit vijnë në një periudhë kur raportet mes Nicola Peltz, Brooklyn Beckham dhe familjes Beckham vijojnë të mbeten të tensionuara. Konflikti u bë publik më herët gjatë vitit, kur Brooklyn Beckham kritikoi hapur prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, duke lënë të kuptohet për një përçarje familjare.

Situata ka prekur edhe raportet me pjesën tjetër të familjes, përfshirë Harper Beckham dhe vëllezërit Romeo dhe Cruz Beckham. Mediat britanike kanë raportuar gjithashtu për momente të tensionuara mes palëve, përfshirë edhe një tentativë të Harper për të takuar vëllain e saj në Los Anxhelos, e cila nuk përfundoi siç pritej.

Ndërkohë, përfaqësues të çiftit Beckham-Peltz kanë dhënë versione të ndryshme mbi ngjarjet, duke shtuar më shumë mjegull mbi marrëdhëniet brenda familjes së njohur.

nicola peltz harper beckham

Lini një Përgjigje