Kryeministri thotë se nuk ka lidhje me 'The Albanian Files', librin e projekteve të kullave e resorteve, por 113 prej tyre janë ndërtuar ose në proces, ndërsa 287 në zona që ai vetë i hoqi nga mbrojtja. Kush i solli arkitektët? Kush ua dha të dhënat kadastrale? Pse ia dhuroi me autograf shefave të BE-së? 15 pyetje pa përgjigje për autorin që mohon autorësinë...
Gjatë 13 viteve në pushtet, Edi Rama ka mohuar përgjegjësinë dhe përfshirjen në çdo aferë korruptive, vjedhje të fondeve e pasurive, PPP e leje ndërtimi, megjithëse i ka firmosur vetë.
Dhe për librin me 523 kulla e resorte, Edi Rama mohoi autorësinë, madje tha se nuk është përfshirë në asnjë nga ato projekte, përveçse ka bërë parathënien me kërkesën e arkitektëve.
Duke e ditur që Edi Rama nuk pranon asgjë edhe kur "kapet me presh në dorë", po i bëjmë 15 pyetje, lidhur me mohimin e autorësisë dhe përfshirjen në librin e kullave e resorteve që do të ndërtohen në Shqipëri nga mafia e pushtetit, politikës, betonit e drogës.
Pyetjet për kryeministrin:
1. Kush i solli në Shqipëri arkitektët e huaj dhe i angazhoi për këtë libër me projekte ndërtimesh, pikërisht ata që kanë projektuar kullat e resortet deri tani, dhe ju i rehatoni në vilat qeveritare?
2. Kush ua dha arkitektëve të huaj të dhënat gjeografike, arkivore e kadastrale, me detaje për tokat, trojet, parqet e plazhet ku do të bëhen investimet?
3. A keni firmosur ju si Kryeministër, si Kryetar i Këshillit Kombëtar dhe Kryetar i Komitetit të Investimeve Strategjike, miratimin e hartës së plan-zhvillimit të zonave me këto projekte?
4. Kush u dha arkitektëve të huaj lejen shtetërore për të projektuar planin e zhvillimit urbanistik të vendit dhe në zonat përkatëse?
5. A mund të besohet që ju si kryeministër, sidomos një si ju, Edi Rama, që bëni dhe dekorimet e çerdheve dhe bujtinave në fshatra, të mos jeni i përfshirë në këto projekte ndërtimore me vlerë miliarda euro në zonat më të preferuara?
6. Përse mohoni që nuk jeni autori i librit, madje as i përfshirë, kur 113 nga 523 projektet e kullave, hoteleve e resorteve janë ndërtuar e janë në proces ndërtimi?
7. Përse mohoni që nuk jeni autori i librit të betonizimit të Shqipërisë, kur projektet janë miratuar nga qeveria, në programin e shpallur prej jush para 6 muajsh: "Shqipëria e re turistike"?
8. A është rastësi që libri "The Albanian Files" me 523 projekte kullash, komplekse vilash, pallatesh e resortesh është hartuar 1 vit pas ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura?
9. Pse mohoni përfshirjen tuaj në këtë libër betonizimi, kur 287 projekte janë përcaktuar në zonat e mbrojtura, të cilat ju personalisht i keni hequr nga lista e mbrojtjes?
10. Si e mohoni përfshirjen në vazhdimin e betonizimit të Tiranës dhe vijës bregdetare, kur projektet janë me emra konkretë – jo rastësisht oligarkë e trafikantë të lidhur me ju si kryeministër?
11. A jeni interesuar si kryeministër se ku do t'i gjejnë investitorët miliona euro për ndërtimin e kullave dhe resorteve, kur shumë prej kompanive kanë kapital nga 1 mijë deri 100 mijë euro?
12. A mund të mos jeni i përfshirë ju, zoti kryeministër, në këtë libër betonizimi nga mafia e pushtetit, ndërtimit e drogës, kur nuk është rastësi që shumë prej projekteve janë në zonat kadastrale e tokat bregdetare që qeveria dhe bashkitë si Durrësi, Vlora, Saranda, Fieri, Shijaku, Kavaja, Lushnja, Shkodra etj. i kanë përcaktuar në listat e "Paketës së Maleve"?
13. Si mund të thoni, zoti kryeministër, që nuk keni lidhje, kur projektet në atë libër janë pranuar e regjistruar për miratim në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit?
14. Kur ju nuk keni lidhje me atë libër projektesh për kulla e resorte, përse i bëtë parathënien vlerësuese e prezantuese, që është qëndrim ekzaltues për to, si projekte të qeverisë?
15. Kur ju nuk keni lidhje me atë libër projektesh, përse e shpërndatë në panaire ndërkombëtare turizmi jashtë Shqipërisë; pse ia dhuruat shefave të BE-së me autograf, sikur jeni autori; dhe pse, pas zbulimit, dolët e mbrojtët, siç keni mbrojtur të gjitha aferat tuaja?/Pamfleti
Mire qe e keni kapur e keni vene pamjen e nderteses me surratin e mutit Rama, per t'i nxjerre bojen. Gjoja ka simbolizuar Skenderbeun por ne fakt eshte kopja e tij. Sa e kam para para ca vitesh kur erdha ne Tirane u thashe njerezve te mi qe po shoqerohesha: "Shembeni kete ndertese se eshte hipokrizi e palacos qe keni ne krye." Po nje pallat me harten e Shqiperise, c'ne? Ne nje kohe kur zgjimi mbare kombetar per bashkimin e trojeve Shqiptare ky plehra u thote Shqiptareve rrini urte se kaq e keni taven. Te na vije turp nga femijet tane qe na dhane nje mesim te mire Atdhetarie. Si more, ne qe kemi hequr gjithe te zezat e vuajtjet, te na udheheqin femijet tane qe ne kujtojme se jane rritur me pekule?