TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë30 Qershor 2026, 15:02

Kuzhinieri i Ramës hap biznes me “vëllain” e Zenit; nga mjeshtri i mishit të qengjit në ekspert të midhjes dhe peshkut

Shkruar nga Pamfleti

Kuzhinieri i Ramës hap biznes me “vëllain” e Zenit; nga

Pyetja që mbetet është se çfarë fshihet pas këtij bashkëpunimi dhe nëse autoritetet do të hetojnë lidhjen mes këtyre dy figurave dhe burimeve të financimit të bizneseve të tyre...

Kuzhinieri Ismet Shehu ka marrë me klientelizëm 10 tunele të ushtrisë, ish-reparte ushtarake dhe prona të tjera publike me sipërfaqe mbi 80 mijë m2, duke i kthyer të gjitha në biznese fitimprurëse. Kazerma e Cerenit, ku dikur stërviteshin ushtarët, tani është kthyer në restorantin e Shehut. Ushtarët kanë dalë nga portat e kazermës, kuzhinieri ka hyrë nëpër dyer të tjera, ato të klientelizmit dhe lidhjeve të forta.

Duke mashtruar prej 5 vitesh me taksat, bizneset e Shehut shtrihen nga Surreli në Palasë, duke përfshirë një perandori të tërë ushqimore që ushqehet më shumë nga shmangia e ligjit sesa nga klientët. Përmes dy nipteve, Shehu ka siguruar edhe para publike për dreka dhe darka të shtruara nga disa institucione publike, duke e kthyer bujarinë e shtetit në një burim të rregullt të ardhurash për xhepin e tij.

Ky person ka hapur edhe një rrjet restorantesh In's, të dyshuar se financohet nga një mik i tij trafikant droge në Europë. Qeraja e këtyre restoranteve kap shifrën mbi 50 mijë euro në muaj. Ka edhe restorant në Green Coast, të financuar me para të dyshimta.

Biznesi i tij reklamohet nga vetë Edi Rama si model suksesi, edhe pse në realitet rezulton model i shmangies së taksave dhe shfrytëzimit të punonjësve. Bëhet fjalë për Ismet Shehun, pronarin e restorantit të njohur ‘Ceren’, një nga përfituesit kryesor të pronave të ushtrisë, mbi 80 mijë m2 ish-reparte dhe tunele. Shehu, i cili pretendon me gojë të madhe se ka gatuar edhe për Mbretëreshën Elizabet të Anglisë, paguhej me pagë minimale 30 mijë lekë në muaj, si kuzhinier në restorantin e tij të vendosur pranë sarajeve së Edi Ramës. Po ai kuzhinier, me të njëjtat duar që pretendohet se kanë gatuar për mbretëreshën, shkon e gatuan mish qengji për Edi Ramën në Sarajet e Surrelit, një shërbim që ndoshta nuk e paguan dot me 30 mijë lekë.

Por se fundmi, në qershor 2026, kuzhinieri Ismet Shehu e braktisi mishin e qengjit dhe tani na doli ekspert i midhjes dhe i peshkut. Ismet Shehu hapi restorantin Zafira në Dhërmi, ortak me biznesmenin e Gërdecit, Rrahman Selmanllarin.

Restoranti "Zafira" në Dhërmi është shoqëria "RM GROUP SHPK", e regjistruar zyrtarisht më 19 maj 2026 dhe e aktivizuar më 8 qershor 2026, në të njëjtën adresë ku ndodhet restoranti. Objekti i kësaj shoqërie, bar-kafe-restorant, hoteleri, stacion plazhi dhe parking në ortakëri me Selmanllarin.

Kuzhinieri i Ramës hap biznes me “vëllain” e Zenit; nga

Kush është biznesmeni i Gërdecit, Rrahman Selmanllari? 

Rrahman Selmanllari, i njohur mes të afërmve me nofkën "Rafi", është një ndërtues dhe biznesmen i Tiranës që për gati dy dekada është njohur si "vëllai" i Shkëlzen Berishës. Ai është konsideruar si përfaqësuesi i interesave të biznesit të familjes Berisha në transaksione pasurish të paluajtshme. Selmanllari është i lidhur me disa grupe trafikantësh droge të goditur nga SPAK, detaje të cilat i takojnë një artikulli tjetër. 

Selmanllari ka një histori tjetër të zezë, atë të Gërdecit. Prokuroria e identifikoi Selmanllarin si pjesë të të ashtuquajturit "grup hije" që kontrollonte hyrje-daljet e municioneve dhe mbikëqyrte punëtorët. Gërdeci ishte një nga tragjeditë më të mëdha të Shqipërisë, por për Selmanllarin ishte thjesht një mundësi. Selmanllari ishte në qendër të gjithçkaje, por kur erdhi momenti të jepte llogari, ai u trajtua thjesht si "person me dijeni". Drejtësia e Plepave të asaj kohe vendosi që "vëllai" i Shkëlzenit të mos ndëshkohej. Pavarësisht rolit qendror si urë lidhëse mes SAC, qeverisë dhe rrethit të Shkëlzen Berishës.

Sipas disa investigimeve të mediave, Rrahman Selmanllari është edhe pjesë e kullës së ish-ekspozitës "Shqipëria Sot", e sekuestruar nga SPAK si produkt i parave të Ervin Matës, bolit të kokainës. Bashkëshorti i Albana Vokshit, Arian Tartari, rezulton aksioner me 50 % në kompaninë Vision Construction. Aksioneri tjetër është 'vëllai' i Shkëlzen Berishës në Gërdec dhe në aferat me prona të Familjes, Rrahman Selmanllari.

Ismet Shehu dhe Rrahman Selmanllari janë bashkuar tani në Dhërmi. Kuzhinieri që gatuante mish qengji për kryeministrin dhe "vëllai" i Shkëlzen Berishës, biznesmeni i Gërdecit dhe i kullës së ish-ekspozitës, janë ortakë në restorantin "Zafira", i regjistruar zyrtarisht si "RM GROUP SHPK".

Ky bashkim biznesi bashkon dy botë të ndryshme: njërin që ka përfituar 80 mijë m2 tokë publike të ushtrisë dhe tjetrin që ka kontrolluar municionet në Gërdec dhe ka marrë pjesë në skemat e privatizimeve të dyshimta. Njëri financohet nga një mik trafikant droge në Europë, tjetri është i lidhur me grupe trafikantësh droge të goditur nga SPAK. Të dy janë bashkuar në Dhërmi, ku Shehu tani gatuan midhje dhe peshk, ndërsa Selmanllari vazhdon të zgjerojë perandorinë e tij të bizneseve. Pyetja që mbetet është se çfarë fshihet pas këtij bashkëpunimi dhe nëse autoritetet, përfshirë SPAK-un, do të hetojnë lidhjen mes këtyre dy figurave dhe burimeve të financimit të bizneseve të tyre. /Pamfleti

4 Komente

  1. A
    Asoni

    Skan faj njerzit ne proteste.

    1. R
      Redi

      hahahahahah fiks

      1. p
        poshte komunizmi

        pse mos ti marre, i prishen talibanet e vicidolit dhe u mbushen me mut te thate per 35 vjet, tani le ti perdorin njerzit puntore, se dembelat nuk jane rehat edhe kur flene

        1. D
          Dajti express

          Ceren Ismet Shehu a komunist me breza. Po ju ftoj ta hetoni pa u tall kete bashkepunim

          Lini një Përgjigje