TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 12:10

Protestuesit përplasen me deputetin e Lëvizjes Bashkë, 'zmbrapsin' nga tubimi Redi Muçin

Shkruar nga Pamfleti
Protestuesit përplasen me deputetin e Lëvizjes Bashkë,
Protestuesit përplasen me deputetin e Lëvizjes Bashkë

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, është përballur me reagime kundërshtuese nga një grup protestuesish teksa kalonte pranë Ministrisë së Brendshme, ku ishin mbledhur një pjesë e pjesëmarrësve në protestën e zhvilluar paraditen e së enjtes.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, disa protestues kanë shfaqur qëndrime kundër deputetit dhe kanë tentuar t'i afrohen, por janë penguar nga protestues të tjerë, duke shmangur përshkallëzimin e situatës.

Pas incidentit, Muçi nuk ka qëndruar pranë protestuesve dhe është larguar nga zona. 

Gjatë momentit kur protestuesit ndodheshin jashtë parlamentit dhe po protestonin, deputeti Muçi ishte brenda sallës së parlamentiti ku po zhvillohej seanca plenare, ndërsa PD bojkotoi punimet e Kuvendit duke mos u paraqitur në seancë, në shenjë mbështetje ndaj qytetarëve. 

Protesta e zhvilluar paraditën e kësaj të enjte para Parlamentit, u shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa u hodhën vezë, miell dhe gurë në drejtim të godinës së Kuvendit dhe kordonit policor.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa disa qytetarë shfaqën komplikacione shëndetësore dhe morën ndihmë mjekësore në vendngjarje. Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, tetë persona janë shoqëruar në lidhje me incidentet e regjistruara gjatë protestës, ndërsa tetë efektivë policie kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjeve. 

 

protestuesit përplasen me deputetin e lëvizjes bashkë

Lini një Përgjigje