
Protestuesit kanë bërë thirrje për organizimin e një tjetër proteste para Kuvendit ditën e nesërme, njëjtë si ajo e zhvilluar në fillim të javës.
Ata kanë deklaruar se nuk do të lejojnë deputetë të futen në Kuvend, duke krijuar një barrikadë para godinës.
Një nga protestuesit, Andi Tepelana u kërkoi qytetarëve që t'i bashkohen protestës së para Kuvendit, teksa u kërkoi që të ‘armatosen’ me vezë dhe miell!
"Nesër me vezë me vete, me miell me vete, do jemi aty për t'i treguar këtij parlamenti të krimit, për t'i thënë që nuk na përfaqësojnë", tha Tepelena.
Lini një Përgjigje