TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2026, 19:31

Dita e 24 e revoltës qytetare, mijëra në marshim drejt Kryeministrisë: Rama dorëhiqu

Shkruar nga Pamfleti

Dita e 24 e revoltës qytetare, mijëra në marshim drejt

“Rama jepe dorëheqjen”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” janë dy thirrjet më të shpejta gjatë protestave që nisën në ditën e fundit të majit dhe vijojnë pa ndalim, teksa protestuesit kanë formuar edhe një deklaratë me kërkesa të qarta drejtuar Edi Ramës që i kërkohet dorëheqja dhe krijimi i një qeverie tranzitore, me mandat 1 vjeçar, për përmbushjen e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme...

Mijëra qytetarë u bashkuan sërish në sheshin Skënderbej dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në ditën e 24 të protestës kundër kastës politike 36-vjeçare, siç shprehen ato, ndërsa lajtmotivi i të gjitha tubimeve është thirrja drejtuar Kryeministrit “Rama jepe dorëheqjen”.

"Edi Rama o tradhëtar, jep dorëheqjen sa më parë", është thirrja e protestuesve, teksa marshojnë përgjatë bulevardit në drejtim të Kryeministrisë. Gjithashtu një thirrje drejtuar klasës politike është: "Ju erdhi fundi", që pasohet nga thirrja tashmë e njohur "Rama jepe dorëheqjen". 

Qytetarët prej ditësh sfidojnë temperaturat e larta të motit vijojnë protestat, duke treguar qëndresë dhe vendosmëri, ndërsa pjesa më e madhe e tyre kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Protesta është pagëzuar si “revolucioni flamendo” ndërsa e veçanta e tyre është se qytetarët protestojnë paqësisht duke shmangur incidentet apo provokimet.

“Rama jepe dorëheqjen”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” janë dy thirrjet më të shpejta gjatë protestave që nisën në ditën e fundit të majit dhe vijojnë pa ndalim, teksa protestuesit kanë formuar edhe një deklaratë me kërkesa të qarta drejtuar Edi Ramës që i kërkohet dorëheqja dhe krijimi i një qeverie tranzitore, me mandat 1 vjeçar, për përmbushjen e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Kur të duatrokasin janë popull, kur protestojnë janë të përdorur”, është një nga pankartat që shfaqet në protestën e sotme, që duket se ironizon qëndrimet dhe etiketimet që Edi Rama iu ka vendosur protestuesve.

Dita e 24 e revoltës qytetare, mijëra në marshim drejt

Protestat kanë krijuar një situatë aspak të këndshme për Kryeministrin Rama, i cili pasi evidentoi si armikun e rradhës “algoritmin” e rrjeteve sociale, ka vendosur në “shënjestër” protestues të veçantë të cilët i sulmon dhe më pas janë deputetët socialistë që vijojnë sulmet me të njëjtin “objektiv”. Sulmet duket se kanë si synim përçarjen e protestuesve, që kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të tërhiqen deri në dorëheqjen e Edi Ramës si Kryeministër.

Ky i fundit ka ngritur alibi se qytetarët kryesisht po keqpërdoren në protest, ndërsa është munduar që masivitetin e tyre ta lidhë me pjesëmarrjen në tubime të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut apo Kosovës. Kryeministri u shfaq i shqetësuar kur në Tiranë mbërritën shqiptarët që jetojnë e punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Zvicër apo Francë, që iu bashkuan protestës së të shtunës dhe të dielës së kaluar. Rama dhe deputetë të PS-së tentuan të krijojnë alibinë se ata që erdhën në protestë nuk janë diaspora shqiptare, por shtetas të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Deri më tani të gjitha mekanizmat që Rama po përdor për të sfumuar protestën kanë dështuar, ndërsa mbetet për t’u parë se përsa kohë do të vijojë “revolucioni flamingo” dhe për sa kohë Rama mund të rezistojë me protesta të tilla, që kanë nisur të përshkallëzohen dhe mund të kthehen në tubime 24-orëshe, që mund të çojnë në paralizimin e jetës sociale dhe ekonomike.

 

protesta marshimi kryeministria

Lini një Përgjigje