Pankartat janë kthyer në armën kryesore të protestuesve...
Në ditën e 24-të të protestës qytetare kundër kryeministrit Edi Rama, pankartat kanë qenë sërish në qendër të vëmendjes. Mes mijëra qytetarëve që marshuan dhe u mblodhën në bulevard, spikatën dhjetëra mesazhe ironike, meme satirike dhe karikatura politike që tallnin qeverinë, kryeministrin dhe klasën politike në tërësi.
Prej nisjes së protestës, pankartat janë kthyer në armën kryesore të protestuesve. Në mungesë të strukturave politike tradicionale, qytetarët kanë zgjedhur humorin, ironinë dhe satirën për të përcjellë pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes.










Lini një Përgjigje