TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2026, 22:57

Didie Deshamp largohet nga grumbullimi i Francës, tekniku i “gjelave” humb njeriun e shtrenjtë

Shkruar nga Pamfleti
Didie Deshamp largohet nga grumbullimi i Francës, tekniku i
Trajneri i Francës, Didie Deshamp

Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deshamp, ka marrë një lajm të trishtë mëngjesin e kësaj të marte, pasi nëna e tij, Ginet Deshamp ka ndërruar jetë.

Për shkak të kësaj humbjeje familjare, Deshamp nuk do të drejtojë seancën stërvitore të skuadrës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Norvegjisë. Gjithashtu, ai do të mungojë edhe në pankinë në sfidën e së premtes, e vlefshme për ndeshjen e fundit të Grupit I.

Sipas njoftimit, tekniku i nënkampionëve të botës do të kthehet në Francë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të së ëmës.

Me dakordësinë e presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, Filip Dialo, i cili ndodhet aktualisht pranë ekipit, drejtimi i përkohshëm i skuadrës i është besuar ndihmësit të Deshamp, Gaj Stefan.

Federata Franceze e Futbollit ka shprehur menjëherë mbështetjen për trajnerin e “Bluve” në këtë moment të vështirë. Ndërkohë, kombëtarja franceze, e cila u rikthye nga Fhiladelfia në Boston pas fitores ndaj Irakut, zhvilloi pasditen e së martës seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Bentley University”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CBS Sports Golazo (@cbssportsgolazo)

didie deshamp trajneri i francës

Lini një Përgjigje