TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Qershor 2026, 19:22

Plas sherri në Parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët rrihen me grushte

Shkruar nga Pamfleti

Plas sherri në Parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët rrihen me

Seanca plenare në Parlamentin e Gjeorgjisë është përfshirë nga kaosi, pasi një debat politik degradoi në përleshje fizike mes deputetëve të shumicës dhe opozitës.

Incidenti ndodhi të premten, 26 qershor, gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve, ku kryeministri Irakli Kobakhidze po prezantonte raportin vjetor të qeverisë.

Përplasja nisi pasi deputeti i opozitës, Giorgi Sharashidze, kritikoi kryeministrin për rolin e tij gjatë vizitës së fundit të presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Pamjet e publikuara tregojnë deputetët duke u shtyrë dhe goditur me grushte në sallën e Kuvendit, ndërsa efektivët e sigurisë ndërhynë për të ndarë palët dhe larguan nga salla disa deputetë të opozitës.

Një situatë e ngjashme nuk është e re për politikën gjeorgjiane. Edhe në të kaluarën, debatet në Parlament kanë degjeneruar në përleshje fizike mes ligjvënësve, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme mes shumicës qeverisëse "Ëndrra Gjeorgjiane" dhe opozitës.

 

giorgi sharashidze ilham aliyev sherr parlament gjeorgji

Lini një Përgjigje