Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar se protesta qytetare, e cila ka hyrë në ditën e saj të 28-të, po përcjell dy mesazhe të qarta për politikën shqiptare: pakënaqësinë ndaj mënyrës së qeverisjes dhe kërkesën për një ndryshim të elitave politike.
I ftuar në emisionin "Terminal" në A2 CNN, Alimehmeti tha se këto sinjale duhet të analizohen me seriozitet nga të gjitha partitë politike, përfshirë edhe Partinë Demokratike.
"Duhen analizuar dy elemente të protestës. Elementi i parë është pakënaqësia e madhe ndaj formës së qeverisjes. Të fitosh mandatet nuk të jep mandat për të abuzuar. Elementi i dytë është dëshira për ndryshim brezash ose elitash politike. Kjo kërkon reflektim nga secila parti", u shpreh Alimehmeti.
Ai theksoi se Partia Demokratike ndodhet aktualisht në një proces të rëndësishëm organizativ, ku pritet të zgjidhen organet e reja drejtuese, duke lënë të kuptohet se kërkesat e qytetarëve mund të ndikojnë edhe në këtë proces.
"Koincidencë është që ne në PD jemi në ditët kur do të zgjedhim Kryesinë dhe të gjitha organet drejtuese tona. Të mërkurën e kemi dhe besoj që do të reflektohet", deklaroi ai.
Alimehmeti shtoi se protesta u zgjerua ndjeshëm pas Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe se edhe vonesa në konstituimin e Këshillit Kombëtar lidhet me nevojën për të kuptuar më mirë mesazhin që po japin qytetarët.
"Protesta u rrit në fillim të qershorit, ndërkohë që Kuvendin Kombëtar ne e patëm më 30 maj. Këshilli Kombëtar nuk është konstituuar akoma dhe mendoj që kjo vonesë erdhi edhe për nevojën e reflektimit se çfarë po kërkohet nga njerëzit. Besoj dhe shpresoj që ky reflektim do të vijë. Nëse nuk reflektohet, pastaj është një gabim tejet i madh", tha Alimehmeti.
Doktor dil dhe protesto te iki saliu. Dil dhe protesto te selia te iki fatkeqesia e kombit. Behuni burra dhe flisni sa nuk eshte vone. Koha eshte tani. Clirojeni veten dhe popullin nga nje fatkeqesi me emrin sali.
A nuk e kuptoni qe ju të PD dhe të PS jeni dy koka të trupit të nje gjarperi. Shush, mbyllni gojen e bindjuni popullit.