TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2026, 21:27

Gent Progni "shpërthen" në protestë: Rama e solli për të prishur algoritmin, Endri Fuga do të përfundojë në burg!

Shkruar nga Pamfleti

Gent Progni "shpërthen" në protestë: Rama e solli

Eksperti i IT-së dhe aktivisti Gent Progni mori fjalën gjatë protestës së 28-të kombëtare, të zhvilluar para godinës së Kryeministrisë. Ai hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj Endri Fugës, ish-drejtorit të komunikimit të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Progni deklaroi se rikthimi i Fugës është pjesë e një strategjie për të ndikuar në rrjetet sociale dhe reagimin e qytetarëve në platformat online.

“Unë dola sot të flas për blerjen e re të merkatos së korrupsionit që është Endri Fuga. Rama e solli nga larg për të prishur algoritmin, por më besoni se ka bërë gabimin e jetës”, deklaroi Progni para protestuesve.

Ai paralajmëroi Fugë, teksa i tha se disponohen informacione për çështje që lidhen me korrupsionin.

“…se tani që u kthye do e fusim edhe Endri Fugën në burg, se kemi info edhe për korrupsionin e tij!”, u shpreh Progni mes duartrokitjeve të pjesëmarrësve në protestë.

Lini një Përgjigje