Anglia siguroi një fitore të rëndësishme, por jo pa vështirësi, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, duke mposhtur Panamanë me rezultatin 2-0.
Sfida e zhvilluar në New Jersey nisi me dominimin e anglezëve, të cilët kontrolluan lojën, por hasën vështirësi për të çarë mbrojtjen e organizuar të Panamasë.
Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 62-të, kur Jude Bellingham realizoi golin e avantazhit, duke i dhënë qetësi skuadrës së drejtuar nga Thomas Tuchel.
Vetëm pesë minuta më vonë, Harry Kane shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren dhe tre pikët për “Tre Luanët”.
Me këtë sukses, Anglia e mbyll Grupin L në vendin e parë me shtatë pikë dhe tani pret përfundimin e ndeshjeve të tjera për të mësuar kundërshtarin në fazën e ardhshme, i cili do të përcaktohet nga renditja e vendeve të treta.
Lini një Përgjigje