Vllaznia ka zhvilluar ndeshjen e tretë miqësore në kuadër të fazës përgatitore që po zhvillon në Slloveni. Skuadra shkodrane u mposht me rezultatin 4-2 nga FC Koper, nënkampionia e Sllovenisë.
Për ekipin e drejtuar nga Edi Martini realizuan Murataj dhe Tafili. Pavarësisht humbjes, kuqeblutë vijojnë përgatitjet në prag të sfidës së raundit të parë të Ligës së Konferencës, ku do të përballen me Malishevën në dy takime vajtje-ardhje.
Ndërkohë, Dinamo ka marrë një fitore të rëndësishme në miqësoren e zhvilluar në Ohër, duke mposhtur Strugën me rezultatin 3-2. Golat për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja u shënuan nga Farruku, Vila dhe një autogol i kundërshtarëve.
Edhe pse ishte vetëm një ndeshje përgatitore, dinamovitët shfaqën nivel të mirë loje dhe sinjale pozitive përpara angazhimit në raundin e parë të Ligës së Konferencës. Nga ana tjetër, Struga e drejtuar nga ish-trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi tentoi të rikthehej në lojë, por nuk arriti të shmangte humbjen.
Fitore regjistroi edhe Egnatia, e cila mbylli fazën përgatitore me sukses ndaj rumunëve të Botosanit. Kampionët e Shqipërisë triumfuan 3-1 në takimin e zhvilluar në Bullgari, duke konfirmuar formë të mirë në repartin ofensiv.
Bakajoko, Albanese dhe Fernando Medeiros ishin autorët e golave për rrogozhinasit, të cilët lanë përshtypje pozitive përpara debutimit në raundin e parë të Champions League.
Egnatia do të nisë aventurën europiane më 8 korrik në transfertë ndaj Petroçubit të Moldavisë, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 15 korrik në "Arena Egnatia".
Suoeriore viti tjete do jete e forte ashtu dhe kategoria pare dyte dhe tretr do jete forte do kete pike te barabarta beslidhja orikum kastriote sopote bureli besa korabij kukesi gjiokastra do jete superiore kurse play of fute iliria flamutari pogradeci ballshi flamutari kurse play out fute flamutari dhe iliria ne kategoria fute ne grupi a terbuni shijaku veleciku luzi vallznia maliqi gramshi lushnja besjana ballshi jane ne kategoria pare ne play out fute shijaku ne grupi fute ne kategoria pare fute buntriti tomori partizanib delvina shiroka egall devolli turbina albeltroli apollonia