TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Qershor 2026, 18:26

Njohje e vjetër, trajneri i sapoemëruar ofron 30 milionë euro për të sjellë Granit Xhakën tek ekipi i tij i ri

Shkruar nga Pamfleti
Njohje e vjetër, trajneri i sapoemëruar ofron 30 milionë euro
Granit Xhaka

Granit Xhaka mund të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës. Mesfushori shqiptar është në radarët e Çelsit, me trajnerin Çabi Alonso që e ka identifikuar si një nga përforcimet prioritare për repartin e mesfushës.

Sipas raportimeve, klubi londinez është i gatshëm të paraqesë një ofertë prej 30 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e kapitenit të Kombëtares së Zvicrës. Alonso ka besim të plotë te Xhaka, me të cilin ka bashkëpunuar gjatë periudhës së suksesshme te Bajer Leverkuseni.

Nga ana tjetër, Sandërlendi nuk e ka nxitim për të hequr dorë nga një prej lojtarëve të tij më të rëndësishëm. Xhaka ka kontratë me ekipin anglez deri në verën e vitit 2028, çka i jep klubit një pozicion të fortë në negociata.

Megjithatë, një ofertë prej 30 milionë eurosh mund të ndryshojë situatën. Kujtojmë se Sandërlendi pagoi 15 milionë euro për ta transferuar Xhakën nga Bajer Leverkuseni, ndërsa tani mund të realizojë një fitim të konsiderueshëm nëse vendos ta shesë gjatë kësaj merkatoje.

granit xhaka mesfushori shqiptar çelsi

Lini një Përgjigje