TAGS-AT E JAVËS

Showbiz29 Qershor 2026, 08:02

“Bota u bë më e ndritshme ditën që erdhe ti”/ Urimi romantik i Capital T për ditëlindjen e Adrola Dushit

Shkruar nga Pamfleti
“Bota u bë më e ndritshme ditën që erdhe ti”/
Capital T dhe Adrola Dushi

Lidhja mes reperit Capital T dhe modeles Adrola Dushi ka qenë prej vitesh një nga temat më të komentuara në shoëbizin shqiptar.

Edhe pse janë përfolur vazhdimisht për një romancë, të dy kanë zgjedhur ta mbajnë larg vëmendjes së publikut, pa reaguar ndaj zërave apo fotografive që i lidhnin bashkë.

Megjithatë, tashmë çifti nuk e fsheh më marrëdhënien. Me rastin e ditëlindjes së Adrolës, Capital T ndau në Instagram një postim të përbashkët me modelen, ku shfaqen pranë njëri-tjetrit.

Krahas fotografive, reperi i kushtoi edhe një mesazh të veçantë.

“Bota u bë pak më e ndritshme ditën kur ti erdhe. Gëzuar ditëlindjen për ty”, shkroi Capital T, duke e shoqëruar urimin me një zemër.

capital t dhe adrola dushi

Lini një Përgjigje