
Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:
Avokat Kujtim Cakrani është tërhequr nga mbrojtja e ish-presidentit Ilir Meta, duke deklaruar humbje të besimit reciprok dhe mungesë bashkëpunimi mes palëve në procesin gjyqësor në GJKKO.
Në Pogradec, te shtenat me armë zjarri kane lënë të plagosur Brian Syzo, i cili është transportuar në spital, ndërsa autori i dyshuar është kapur nga policia.
Në Sarandë, policia ka goditur një grup hajdutësh “skifterë” me disa arrestime dhe sekuestrime sendesh të vjedhura, ndërsa në Itali një 33-vjeçar shqiptar u arrestua me kokainë të fshehur në automjet.
Një polic i Kosovës humbi jetën në Morinë pasi u përplas nga një automjet gjatë patrullimit, ndërsa në Ferizaj një 32-vjeçar u gjet i vrarë në banesë në rrethana që dyshohet të jenë vrasje e rëndë.
Në Qipro, dy fëmijë humbën jetën nga temperaturat ekstreme brenda një makine, ndërsa në Gjermani një sulm me armë në Stade la pesë viktima dhe disa të plagosur.
Ndërkohë, Kina u godit nga një tërmet 5.3 ballë me disa të plagosur, Venezuela përjetoi përmbytje të mëdha, dhe në Kaliforni një sulm në një fan zone të Kupës së Botës la një të vdekur dhe një të plagosur rëndë.
Lini një Përgjigje