'Revolucioni i Flamingove' po shfrytëzohet nga 'ujqërit' e universiteteve private; në protestë doli kreu i Këshillit Studentor të Aldent, Ardit Kola, me precedentë penalë për shantazh e kanosje. Pronari Adem Alushi, që shpëtoi fabrikën e diplomave në 2014, pret lejen e ndërtimit për një godinë 5 katëshe në zonën e TEG; ndërsa universiteti i tij nuk plotëson kriteret ligjore. Rama do t'i nënshtrohet shantazhit?
'Revolucioni i flamingove', i cili duket se e ka sëkëlldisur jo pak Bablokun, duket se po shfrytëzohet edhe nga 'ujqërit' e universiteteve private dhe rrufjanët për t'ë përfituar nga kjo situatë. Në protestën për rrëzimin e Edi Ramës janë shfaqur edhe studentët e Universitetit Aldent, me pronar Adem Alushi, i cili në vitin 2014 arriti t'a shpëtonte fabrikën e tij të diplomave nga shkrirja, ndonëse nuk plotësonte kushtet ashtu si Kristal, Vitrinat etj.
Grupi i studentëve të Aldent përfaqësohet në protestë nga kreu i Këshillit Studentor, Ardit Kola, i skeduar dhe me precedentë penalë për shantazh, gjobëvënie, kanosje si dhe i dyshuar për pastrim parash.
Në një kohë kur Kola doli duke kënduar para Kryeministrisë 'Rama jepe dorëheqjen' dhe tregsoi si hall të tij të madh pasionin për të udhëtuar, 'ujku' Aldent, Adem Alushi ka aplikuar dhe po i vonohet miratimi i lejes nga Babloku për një godinë me pesë katë në zonën e TEG.
Ashtu si biznesmenë të tjerë, të cilët po mbështesin protestën për të hyrë në pazar me Edi Ramën dikush për t'i hequr detyrimet tatimore, dikush për ndonjë koncesion apo pronë publike, Adem Alushi dyshohet se po përdor studentët e fabrikës së tij të diplomave për të detyruar Ramën t'i firmosi lejen për godinë në një pronë me letra të dyshimta dhe që po mbushet me ndërtime kaotike.
Mbetet për t'u parë nëse Rama do t'i nënshtrohet shantazhit duke miratuar lejen apo do të aktivizojë Mirela Kumbaron për të zbatuar ligjin për Universitetin Aldent, i cili nuk plotëson shumë kritere për të qenë i tillë./Pamfleti
Dr Adem Alushi eshte nje nga njerezit me korrekt qe ka Shqiperia dhe Universiteti Aldent eshte i standarteve Nderkombetare. Sikur te gjith universitetet e tjere ne Shqiperi te ishin sa 50 % i tije , do ishim shum krenar.