TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2026, 14:03

Avokati “divorcohet” nga Ilir Meta: Kemi humbur besimin tek njëri-tjetri

Shkruar nga Pamfleti
Avokati “divorcohet” nga Ilir Meta: Kemi humbur besimin tek
Akovati Kujtim Cakrani dhe Ilir Meta në GJKKO

Akovati Kujtim Cakrani ka njoftuar se ai nuk do të jetë më përfaqësuesi ligjor i ish presidentit Ilir Meta.

Shkak për këtë sipas avokatit është bërë humbja e mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm ndërmjet klientit dhe mbrojtësit ligjor, gjendje kjo e evidentuar sidomos pas seancës së fundit gjyqësore të çështjes në themel.

Ish çifti i bashkëshortëve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, do të gjykohen në një proces, të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Gjykata e Posaçme ndau më vete me gjykim të shkurtuar tre të pandehurit e tjerë.

Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA.

Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.Ai ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje.

Lini një Përgjigje