TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Qershor 2026, 16:32

Nëse doni të bëni gjënë e duhur me pensionet, mos bëni atë që bënë socialistët!

Shkruar nga Irena Beqiraj

Nëse doni të bëni gjënë e duhur me pensionet, mos

Këto të dhëna tregojnë që socialistët edhe pse u lodhën duke punuar për pensionistët, kanë arritur të mendojnë vetëm për vete.

Në Shqipëri gjatë vitit 2026, pensioni mesatar i pleqërisë është në nivelin rreth 20,666 lekë në muaj në qytetet dhe 12,107 lekë në muaj për zonat rurale.

Paga e një deputeti në Kuvendin e Shqipërisë është 310,250 lekë në muaj, ndërkohë që krahas pagës bazë, deputetët përfitojnë edhe shtesa të tjera si: dietat e ushqimit, shpenzimet e karburantit, faturat e telefonit dhe pagesat për klientët në komisionet parlamentare.

Por duke marrë në konsideratë vetëm pagën bazë (pa përfitimet e tjera) të deputetëve shqiptar raporti i pagës së deputetit me pensionin mesatar në qytet është 15 herë më e lartë, edhe me pensionin mesatar në fshat 25 herë më e lartë.

Ky është një raport ku kemi tejkaluar edhe Europën. Raporti i pagës mesatare të anëtarëve të parlamenteve kombëtare ose Parlamentit Europian kundrejt pensionin mesatar shtetëror të qytetarit evropian, është afërsisht 7 herë deri në 10 herë më e lartë.

Me pensionin 15 herë deri në 25 herë më të ulët se paga e deputetëve socialistë elektorati i tyre duhet të përballojë çmimet që sipas Eurostatit janë sa 103.8% e çmimeve mesatare në Europë, duhet të paguajnë 60% të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi duhet të paguajnë, telefon, transport edhe 700lekë-deri në 1000 lekë tarifë ditore për të hyrë në një plazh publik.

Këto të dhëna tregojnë që socialistët edhe pse u lodhën duke punuar për pensionistët, kanë arritur të mendojnë vetëm për vete.

Ato nuk shqetësohen edhe nuk flasin për pabarazinë edhe janë larg politikave të majta të cilat ka në themel rishpërndarjen.

Për më keq, me sjelljen, qëndrimet e tyre edhe deklaratat e tyre elitat e majta besojnë se ato e meritojnë vendin e privilegjuar në shoqëri, edhe të varfrit janë te tillë për shkak te paaftësisë së tyre e jo për shkak të mungesës se mundësive te barabarta.

Ndaj sot çdo qytetar ka të drejtë të thotë: "Nëse doni të bëni gjënë e duhur me pensionet, mos bëni atë që do të bënin socialistët".

2 Komente

  1. Z
    Zani Burimi

    Para 4 ditesh specialistja e ISSH deklaroi per indeksim 4% ne nje studio tv. Te nesermen na doli vetem 2,7. Kjo eshte tallje me ne pensionistet. U shofshi fare, se na moret ne qafe ne qe kemi punuar mbi 40 vjet dhe na telendiset te marrim hua te femijet per te blere ilaccet.

    1. R
      Rroku dhe Froku

      Keta per genjeshtare jane maestro. Rama ben llogarite naten dhe percakton si do ti mashtroje pensionistet e pas kesaj ndryshoj e ato ckane thene nje dite ne pare. Nuk eshte hera e pare per mashtrim...Pyesni edhe tellallin e tyre Frok Marjkagjonin po te doni.

      Lini një Përgjigje