TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2026, 22:58

A do të ikë Rama? Artan Hoxha: Nuk e njeh dorëheqjen si koncept, do ta shfrytëzojë kohën në maksimum

Shkruar nga Pamfleti
A do të ikë Rama? Artan Hoxha: Nuk e njeh dorëheqjen si koncept,
Artan Hoxha

Analistët Enton Abilekaj dhe Artan Hoxha kanë komentuar zhvillimet politike dhe protestën qytetare që ka hyrë në ditën e saj të 30-të, duke u shprehur se lëvizja nuk ka në shënjestër vetëm kryeministrin Edi Rama, por të gjithë klasën e vjetër politike, përfshirë edhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Të ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ata deklaruan se Rama nuk do të largohet me dëshirë nga pushteti, por do të përpiqet të fitojë kohë dhe të zbusë presionin politik.

"Rasti i Orbanit në Hungari tregon shumë. Ai mbështetej edhe nga Trump, i bënin vazhdimisht kërkesa, por vazhdonte të fitonte. Situata ndryshoi kur doli një alternativë e re. Unë besoj se në shtator Rama do të bëjë ndryshime në qeveri. Do të largojë disa ministra që nuk i njeh as vetë dhe do të përpiqet të gjejë njerëz të rinj, t'i blejë politikisht dhe t'u thotë qytetarëve: 'Ja ku e keni ndryshimin'. Sa e njoh unë Ramën, ai nuk e njeh dorëheqjen si koncept. Ai do ta shfrytëzojë kohën në maksimum", tha Hoxha.

Nga ana tjetër, Enton Abilekaj u shpreh se, sipas tij, kryeministri e ka humbur tashmë betejën politike dhe se çdo ditë që qëndron në pushtet vetëm sa e thellon krizën.

"Nuk ka shpëtim politik për Ramën. Ai vetëm humbet vota, nuk fiton më. Sa më e largët të jetë dita e largimit të tij, protesta do të jetë aty dhe aq më shumë do ta rrëzojë vetveten. Nëse do të largohet si Çaushesku apo do të zgjedhë një rrugë tjetër si Orbani, kjo është zgjedhja e tij. Orbani u tregua më i zgjuar", deklaroi Abilekaj.

Sipas dy analistëve, protesta qytetare ka kaluar fazën e një revolte kundër një qeverie dhe është shndërruar në një lëvizje që kërkon ndryshimin e gjithë klasës politike.

 

hoxha rama

Lini një Përgjigje