TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2026, 16:24

Endri Shabani viziton protestuesit e shoqëruar: Pamjet janë shqetësuese, do të hetojmë veprimet e policisë

Shkruar nga Pamfleti
Endri Shabani viziton protestuesit e shoqëruar: Pamjet janë
Endri Shabani

Avokati i Popullit, Endri Shabani, vizitoi protestuesit e shoqëruar në polici pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës pranë Kuvendit.

Pas takimit me ta, ai deklaroi se institucioni që drejton ka nisur një hetim për të shqyrtuar sjelljen e efektivëve të Policisë së Shtetit gjatë shoqërimeve.

Sipas Shabanit, gjatë vizitës është interesuar për gjendjen dhe të drejtat procedurale të të shoqëruarve, ndërsa shtoi se pamjet e publikuara nga momenti i ndërhyrjes së policisë janë shqetësuese dhe do të jenë pjesë e verifikimeve.

"Shkova brenda, u interesova për të drejtat e të ndaluarve, me çfarë statusi janë. Kërkesa që kishit ishte se nuk iu lejohet avokati. Ende nuk iu është caktuar statusi me të cilin janë ndaluar. Në momentin që nuk është caktuar statusi, kemi nisur hetim për sjelljen e policisë. E drejta për të protestuar është kushtetuese. Jemi të shqetësuar nga videot, do ta hetojmë dhe do të rekomandojmë masa nga i pari deri në fund të zinxhirit të vendimmarrjes. E drejta për të protestuar nuk mund të kufizohet. Do ta mbarojmë hetimin, por në këtë fazë ato video janë shqetësuese", u shpreh Shabani.

Avokati i Popullit theksoi se përfundimet dhe rekomandimet do të bëhen publike pas përfundimit të hetimit administrativ.

 

avokati i popullit endri shabani polici proteste kuvend

Lini një Përgjigje