
Pas përfundimit të fazës së grupeve të Kupës së Botës, anëtarët e Grupit të Studimit Teknik (TSG) të FIFA-s – Pablo Zabaleta, Jon Dahl Tomason, Xhilberto Silva dhe Oto Ado – së bashku me ekspertin e lartë të futbollit të FIFA-s, Paskal Zuberbyhler, si dhe Tom Gardner nga FIFA Football Performance Insights, prezantuan vlerësimin e parë të turneut të zgjeruar gjatë një konference për media.
Mes tyre ishte edhe ish-ndihmësi i trajnerit Silvinjo te Kombëtarja shqiptare, Pablo Zabaleta, i cili vlerësoi se shqetësimet për një rritje të ndeshjeve të njëanshme nuk rezultuan të bazuara.
"Mund ta shihni se edhe ekipet favorite kanë hasur vështirësi në fazën e grupeve dhe kjo tregon se sot nuk ka më ndeshje të lehta. Duhet të performosh në nivel të lartë për të fituar. Gjithashtu, vërehet se lojtarët nuk humbasin më kohë, pasi e dinë se nuk mund ta lënë ekipin me 10 lojtarë, qoftë edhe për një minutë. Edhe portierët veprojnë më shpejt kur kontrollojnë topin dhe shmangin vonesat, sepse përndryshe rrezikojnë të ndëshkohen me goditje nga këndi. Mendoj se rregullat e reja kanë përmirësuar dinamikën e lojës", deklaroi Zabaleta.
Lini një Përgjigje