TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Qershor 2026, 16:26

Magjistari që po bën xhiron e rrjetit paralajmëron fundin e Lionel Mesit

Shkruar nga Pamfleti
Magjistari që po bën xhiron e rrjetit paralajmëron fundin e
Magjistari ganez, Nana Kuaku Bonsam

Magjistari ganez Nana Kuaku Bonsam, i cili është bërë i njohur për deklaratat e tij të pazakonta lidhur me futbollin, ka dalë me një tjetër parashikim që ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Bonsam u bë viral vite më parë pasi pretendoi se kishte "mallkuar" sulmuesin anglez Herri Kejn. Deklarata e tij mori jehonë pasi kapiteni i Anglisë nuk arriti të shënonte në ndeshjen ndaj Ganës, ndërsa më vonë realizoi gol kundër Panamasë, çka u interpretua nga ai si "heqje e magjisë".

Këtë herë, magjistari ganez pretendon se Kepi i Gjelbër do të shkaktojë surprizën më të madhe të turneut duke eliminuar Argjentinën e Lionel Mesit në fazën e 1/16-ave të Kampionatit Botëror.

"Kepi i Gjelbër do të eliminojë kampionët në fuqi të botës, Argjentinën", është shprehur Bonsam.

Ai ka shkuar edhe më tej me parashikimet e tij, duke deklaruar se, sipas asaj që e quan "plan astral", fituesja e këtij edicioni të Botërorit do të jetë Portugalia e Kristiano Ronaldos.

Këto deklarata mbeten pretendime personale të Nana Kuaku Bonsam dhe nuk mbështeten në prova. Mbetet për t'u parë nëse parashikimet e tij do të gjejnë pasqyrim në rezultatet e ndeshjeve të Kampionatit Botëror.

nana kuaku bobsam magjistari ganez lionel mesi

Lini një Përgjigje