TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Qershor 2026, 19:29

Protestat shkundin qeverinë/ Rama hedh miliarda për të ulur zemërimin qytetar: Bonuse, rritje pensionesh dhe rrogash

Shkruar nga Pamfleti
Protestat shkundin qeverinë/ Rama hedh miliarda për të ulur
Edi Rama

Qeveria rishikon buxhetin, Rama shton fondet pas 'tërmetit' nga protestat...

Edi Rama është hedhur në sulm për të ndalur pakënaqësinë në radhët e qytetarëve. Me mijëra qytetarë kanë një muaj që protestojnë kundër arrogancës së kësaj qeverie dhe kjo e ka shqetësuar Bablokun.

Përveç strategjisë së sulmit, duke intimiduar dhe linçuar figura të caktuara të protestuesve, Rama ka vënë në lëvizje ministrat, për të kënaqur votuesin tradicional socialist: pensionistët dhe administratën.

Pak ditë më parë, qeveria vendosi të indeksojë pensionet me 2.7 për qind. Edhe pse është një shumë qesharake, lëvizja u interpretua si rritje pensioni, në një kohë kur në vend vlojnë protestat. Po ashtu, pati kredi të buta për administratën.

Mirëpo kjo nuk është lëvizja e vetme, pasi sot Rama e ka shtuar dozën e reagimit. Qeveria ka miratuar sot rishikimin e buxhetit, duke shtuar 20.1 miliardë lekë në të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara.

Një nga ndryshimet kryesore është përshpejtimi i indeksimit të pensioneve. Në vend që rritja të hynte në fuqi më 1 tetor, pensionet do të indeksohen nga 1 korriku 2026. Për këtë është vënë në dispozicion një fond prej 872 milionë lekësh, që mbulon efektin financiar të indeksimit me 2.7%. Por jo vetëm kaq, pensionistët do të përfitojnë edhe një bonus vere prej 5 mijë lekësh, i cili nis të shpërndahet nga nesër. Pra, duket qartë që është një skemë manipulative.

Rishikimi i buxhetit parashikon gjithashtu dyfishimin e pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara, nga e cila do të përfitojnë mbi 10 mijë fëmijë. Për këtë masë janë akorduar 750 milionë lekë, ndërsa 674 milionë lekë të tjera do të përdoren për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara.

Sektori i shëndetësisë përfiton rreth 4.5 miliardë lekë shtesë. Paketa financiare përfshin 1.5 miliardë lekë për furnizimin me barna onkologjike, 150 milionë lekë për rritjen e pagave të personelit të urgjencës mjekësore, si dhe 700 milionë lekë për pajisje të reja spitalore, laboratorike dhe zhvillimin e infrastrukturës dixhitale të shëndetësisë.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit përfiton rreth 750 milionë lekë shtesë për financimin e arsimit bazë, teksteve falas dhe investimeve në shkolla e universitete, ndërsa Ministrisë së Brendshme i shtohen 664 milionë lekë për Policinë e Shtetit, Gjendjen Civile dhe shërbime të tjera.

Mbështetje shtesë parashikohet edhe për biznesin dhe bujqësinë. Garancia sovrane rritet nga 3 në 5 miliardë lekë dhe do të zgjerohet përtej sektorit bujqësor.

Duket qartë që Rama kërkon të ndërhyjë te të gjithë sektorët, me shpresën se revolta do të shuhet. Mirëpo ata që janë aty e dinë se kjo skemë nuk funksionon. Shumë nga këto para dihet se do të vidhen dhe prandaj protestojnë qytetarët. /Pamfleti

pensione rama

3 Komente

  1. h
    hvfr

    Sikur po i nxjerr nga xhepi..me paret tona po e ben!

    1. a
      antifashisti

      Mos komentoni pa dije lojrat e ndyra te Rames. Ja loja e tij me e fundit: Ishte paralajmeruar se indeksimi pensioneve do ishte 4%. Kjo diktohej edhe nga fakti se inflacioni kishte kapetcyer 3%. Por naten Rama u kujtua per lojen e rradhes. Urdheroi ne telefon qe indeksimi te zbriste ne 2.7% dhe 1.3% te jepej ne forme bonusi. Cfare djallezije fshihej ketu? 1. Tallej edhe njehere me pensionistet, duke pretenduar se po u jepte bonus 5 mije leke dhe se keshtu mund te amortizoje urrejtje e tyre qe nuk e di ne kete situate kur i kerkohet doreheqja. 2. Ne kete menyre , shpenzoheshin edhe me pak leke per pensionet, sepse ne se indeksoheshin me 4 % sasia e perfituar per cdo pensionit do te ishte pjese e pensionit te tij edhe ne vitet e ardheshme, ndersa dhenia ne forme bonusi e atij 1.3% , jepet vetem nje here e me pas shuhet nga llogaria per pensionet, pra nuk eshte pjese e pensionit. 3. Kete element do ta perdori per propogande sa te mundi ne muajt ne vazhdim, se paska bere sevap e ka dhene bonus vere pensionisteve!?!???? Pra e hoqi nga indeksimi dhe e konvertoi ne bonus per propogande dhe djallezi mashtrimi! Ky eshte Edi Rama, qe gjithe kohen ne qeverisje, ua ka me hile e pabesi pensionisteve. Por edhe tenton ti talli.

      1. M
        Marija

        Une jam pensioniste e ftoj te gjithe fakiret ne pension te mos e marin shtesen e dhene nga halli.Ne ka njeri ne Shqiperi qe nuk i çmon njerzit ne pension eshte vetem ai...qe sot na jep lemoshe.

        Lini një Përgjigje