TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Qershor 2026, 12:32

"Gruaja e Arlindit shpërndan fondet e BE, për të cilat ra Beqaj në burg"/ Muçi i përgjigjet Balliut: E kemi për nder! 

Shkruar nga Pamfleti
"Gruaja e Arlindit shpërndan fondet e BE, për të cilat ra
Redi Muçi

Një deklaratë e deputetit demokrat Klevis Balliu ndezi debat në sallën e Kuvendit, pasi ai la të kuptohej se bashkëshortja e kryetarit të një partie politike menaxhon fondet IPA të Bashkimit Europian, ndërsa paralelisht, sipas tij, promovohen shoqata dhe krijohen parti politike.

“Nëse do të donit të ishit seriozë mund të donit të flisnin për bashkëshortët e kryetarit të këtyre partive, njërit prej tyre, që këtej koordinon fondet IPA, për të cilat Beqja është në burg, i koordinonte kjo miliona euro. Këtej i mbani dhe i promovoni nëpër shoqata dhe na themeloni edhe parti”, tha Balliu.

Deklarata solli reagimin e menjëhershëm të deputetit të Lëvizja Bashkë, Redi Muçi, i cili mori fjalën për replikë dhe mbrojti bashkëshorten e kryetarit të partisë së tij, Arlind Qori. Muçi akuzoi Balliun se, pasi kritikoi të tjerët për sulme personale, përfundoi duke u marrë me familjarët e kundërshtarëve politikë.

“Përmendi gruan e kryetarit të partisë sime. Zotëria në fjalë, Balliu e nisi fjalën e vet duke akuzuar kolegët e vet që po merren me biografinë dhe përfundoi duke u marrë me gruan e Arlind Qorit. S’dua të merrem me Balliun, as kush është, as kush ka qenë babai i tij, unë s’merrem me biografinë e askujt. Nëse dikush ka një profesion dhe menaxhon fonde të BE, duhet ta kesh për nder dhe jo të na japësh mend çfarë bën gruaja e tjetrit. Ky Kuvend në këtë nivel do të marrë fund sepse shumë shpejt do të mbahen zgjedhjet e parakohshme dhe do të hyjnë njerëz që e meritojnë”, tha Muçi.

Pas kësaj replike, Balliu mori sërish fjalën, duke thënë se nuk kishte përmendur emrin e Arlind Qorit dhe se ishte vetë Muçi ai që e identifikoi personin të cilit i referohej.

“Mos u tallni me qytetarët sikur na vini këtu e na bëni sikur ju ka prerë barku për qytetarët. Merru ti me çështjet që merremi ne. Unë nuk merrem në planin personal, e nxore ti kryetarin tënd, s’e nxora unë. Se ia di ti muhabetet atij, s’është çështja ime”, tha Balliu. 

 

redi muci arlind qori klevis balliu

1 Komente

  1. P
    Palliu

    More e ka cuni Balli Fariut, vetem pd-isteve u lejohet te ndaj fonde.

    Lini një Përgjigje