Luçjana Koka: Deputetët ikën nga Parlamenti në vend që të mbronin qytetarët
Një nga protestueset aktive të lëvizjes qytetare, Luçjana Koka, ka lëshuar akuza të forta jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj opozitës, duke e akuzuar se ka braktisur protestuesit gjatë incidenteve të paradites para Kuvendit.
Gjatë fjalës së saj në ditën e 31-të të protestës para Kryeministrisë, Koka tha se deputetët e opozitës, të cilët sipas saj deklarojnë se mbështesin protestën, nuk ishin pranë qytetarëve kur disa prej tyre u shoqëruan nga policia.
"Do kisha një pyetje për të gjithë deputetët e opozitës, që gjoja janë solidarizuar shumë me protestën dhe herë pas here pretendojnë se e mbështesin. Ku ishit sot kur protestuesit u morën zvarrë përpara Parlamentit? Ku ishit sot kur protestuesit u shoqëruan padrejtësisht? Pse nuk ngritët zërin në Parlamentin e Shqipërisë, por u larguat nga ajo sallë ashtu siç bëni gjithmonë? Kjo është arsyeja pse ne nuk e duam as PD-në dhe as PS-në. Nuk e duam këtë klasë të vjetër politike që prej 36 vitesh na ka marrë peng jetën, vendin dhe të ardhmen tonë", u shpreh Koka.
Protestuesja tha se ngjarjet e së enjtes para Kuvendit treguan, sipas saj, fytyrën e vërtetë të institucioneve shqiptare edhe përballë eurodeputetëve që morën pjesë një ditë më parë në protestë.
"Nuk kishin se si ta prezantonin më keq fytyrën e tyre përpara eurodeputetëve, të cilët erdhën dje në mbështetje të protestës dhe të së drejtës. Ata nuk vonuan t'u tregonin se kush janë me të vërtetë dhe si i trajtojnë qytetarët e tyre. Nëse para një muaji njërin prej nesh e mori zvarrë policia private dhe policia e shtetit heshti, madje ne ndjemë edhe keqardhje për efektivët kur morën spray djegës në sy, sot policia e shtetit bëri të njëjtën gjë. U bë palë me krimin duke na tërhequr zvarrë neve", deklaroi ajo.
Fjalimi i Luçjana Kokës u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë, në një tjetër mbrëmje ku thirrjet kryesore mbetën: "Rama ik", "Rama në burg, Berisha në burg", "Shqipëri e re" dhe "Ju erdhi fundi".
Ik moj legeni? Kemi 13 vjet qe protestojme si opozite kunder vjedhjeve te Rames, inceneratoreve, PPP, checkup, tunelit te Llogarase, AKSHI, RRUGEVE QE SHEMBE CDO DITE, kullave te parave te pista, vjedhjes se zgjedhjeve, te gjitha pislleqeve te pushtetit e keta rrinin kafeve te Tiranes Londres, Brukselit e tani na barazojne me qeverine kur kemi provuar edhe burgun e gazin. Jane te lexueshem. Ku ishin kur kur PD perplasej me narko policine? Gati nuk po na thone se prej 13 vitesh qeveris Berisha, jo Rama. Pisa. Me shume se gjysma e protestuesve sot jane ata qe kane qene ne protestat e opozites. Ata, si ai zagari i Yuri Kim qe merr i pari mikrofonin, kerkojne armiq tek opozita dhe po provokojne perplasje civile. Nese kane bythe te largojne Ramen se Berisha celsat e kashtes ka, e pastaj te behen zgjedhje te rregullta e sejcilit hakun. Me zagaret e Yuri Kim do permbyset Rama, apo mjafton te shahet opozita? Ku ishit pra per 13 vite?