TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Qershor 2026, 20:40

Alessandro Bastoni nën hetim nga Prokuroria e Milanos, mbrojtësi i Interit i përfshirë në prostitucion me të mitura

Shkruar nga Pamfleti
Alessandro Bastoni nën hetim nga Prokuroria e Milanos, mbrojtësi i
Alesandro Bastoni

Mbrojtësi i Interit dhe i kombëtares italiane, Alesandro Bastoni, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Milanos në kuadër të një çështjeje që lidhet me dyshime për prostitucion me të mitura.

Sipas të përditshmes italiane “La Repubblica”, futbollisti ka marrë një fletëthirrje nga prokuroria dhe pritet të merret në pyetje gjatë ditëve në vijim.

Emri i Bastonit është shfaqur në hetimet që po zhvillohen ndaj një agjencie në Cinisello Balsamo, e cila, sipas prokurorisë, dyshohet se organizonte festa dhe evente "gjithëpërfshirëse" për klientë VIP, kryesisht futbollistë.

Sipas mediave italiane, Bastoni është futbollisti i parë që vihet nën hetim në kuadër të kësaj dosjeje. Dyshimet lidhen me një takim të pretenduar me një vajzë, e cila në kohën e ngjarjes ishte 17 vjeçe.

Megjithatë, çështja mbetet ende për t'u sqaruar. Vajza në fjalë, e marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitares, ka deklaruar se nuk ka pasur marrëdhënie me Alesandro Bastonin. Nga ana tjetër, sipas dokumenteve të hetimit të cituara nga mediat italiane, ekzistojnë elemente që prokuroria po i verifikon në lidhje me atë takim.

Hetimet janë ende në fazën paraprake dhe deri në përfundimin e tyre nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të përcaktojë përgjegjësi penale ndaj futbollistit. Burimi i informacionit është raportimi i “La Repubblica”.

alesandro bastoni mbrojtësi i interit

Lini një Përgjigje