TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Qershor 2026, 19:35

“Hydration Break” po lumturon Devid Bekam, legjenda angleze arkëton miliona euro nga reklamat

Shkruar nga Pamfleti
“Hydration Break” po lumturon Devid Bekam, legjenda angleze
Devid Bekam

Pushimet për hidratim, të përfshira gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës, po rezultojnë një burim i rëndësishëm të ardhurash për Devid Bekam.

Sipas një analize të publikuar nga “Daily Mail”, ish-kapiteni i Anglisë ka përfituar rreth 25 milionë euro falë pjesëmarrjes në fushata publicitare që transmetohen pikërisht gjatë këtyre ndërprerjeve të lojës.

Bekam është ambasador i disa prej markave kryesore sponsorizuese të Kupës së Botës dhe reklamat me imazhin e tij shfaqen gjatë pushimeve për hidratim, të cilat janë bërë pjesë e rregullt e ndeshjeve të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Edhe pse është tërhequr prej vitesh nga futbolli aktiv, Bekam vijon të mbetet një nga emrat më të fuqishëm në aspektin komercial. Marrëveshjet e tij me sponsorët vazhdojnë t’i sigurojnë të ardhura milionëshe gjatë turneut më prestigjioz të futbollit në botë.

devid bekam legjenda e futbollit anglez

Lini një Përgjigje