TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Qershor 2026, 21:02

Norvegjia “heq qafe” Bregun e Fildishtë dhe kualifikohet në 1/16-tat; Haland sfidon Brazilin e Nejmar

Shkruar nga Pamfleti
Norvegjia “heq qafe” Bregun e Fildishtë dhe kualifikohet
Kombëtarja e Norvegjisë

Norvegjia ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-ave, pasi mposhti me rezultatin 2-1 Bregun e Fildishtë në ndeshjen e zhvilluar në Teksas. Skuadra nordike do të përballet me Brazilin e Nejmarit në raundin e ardhshëm të kompeticionit.

Takimi u zhbllokua në minutën e 39-të, kur Antonio Nusa realizoi një gol të bukur me një goditje të saktë brenda zonës, duke finalizuar në mënyrë perfekte asistin e Martin Odegaard.

Pas avantazhit, Norvegjia krijoi edhe dy mundësi të pastra për të dyfishuar shifrat. Erling Haland dhe Aleksandër Shorloth u gjendën në pozicione të favorshme, por nuk arritën të konkretizonin rastet. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0 të norvegjezëve.

Bregu i Fildishtë reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi rezultatin në minutën e 74-t, falë Amad Dialo. I aktivizuar si zëvendësues, sulmuesi përfitoi nga një kombinim i bukur me Nikolas Pepe dhe e dërgoi topin në rrjetë me një përfundim të saktë.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Norvegjia riktheu epërsinë. Në minutën e 85-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Patrik Berg, Erling Haland u tregua i saktë përballë portës, duke shënuar golin vendimtar për fitoren 2-1.

Ky ishte goli i pestë i Haland në këtë turne, ndërsa vetëm Lionel Mesi ka realizuar më shumë, me gjashtë gola.

Deri në vërshëllimën e fundit rezultati mbeti i pandryshuar, me Norvegjinë që festoi një fitore të historike dhe kualifikimin për herë të parë në fazën e 1/16-ave, ku e pret një përballje e fortë ndaj Brazilit të Karlo Ançelotit.

norvegjia bregu i fildishtë kupa e botës

Lini një Përgjigje