TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2026, 20:29

Protestuesit paralajmërojnë aksion para SPAK-ut: Nesër dorëzojmë "The Albanian Files"

Shkruar nga Pamfleti
Protestuesit paralajmërojnë aksion para SPAK-ut: Nesër
Libri i debatueshëm

Protestuesit e mbledhur në ditën e 31-të të protestës qytetare kanë paralajmëruar një tjetër aksion për mëngjesin e së nesërmes, këtë herë përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Nga tribuna e ngritur para Kryeministrisë, organizatori Edison Lika bëri të ditur se në orën 10:00 protestuesit do të mblidhen përpara SPAK-ut, ku do të dorëzojnë simbolikisht librin "The Albanian Files", të cilin e cilësuan si një provë që duhet të hetohet nga organi i akuzës.

"Do të vijojmë me aksionet paradite. Në orën 10:00 do të jemi te SPAK-u për të dërguar armën e krimit 'The Albanian Files'. Ajo do të sigurojë burgosjen e Edi Ramës. Jeni të lutur ta firmosni të gjithë në këtë shesh, që ta kuptojnë se ajo armë krimi mban firmën e secilit prej nesh", deklaroi Lika.

Pas thirrjes së organizatorëve, protestuesit nisën të firmosin simbolikisht kopjen e librit, i cili pritet t'i dorëzohet SPAK-ut gjatë aksionit të paralajmëruar për ditën e nesërme.

Njoftimi u prit me duartrokitje nga të pranishmit, ndërsa organizatorët theksuan se protesta do të vijojë me aksione të përditshme, duke shtuar presionin ndaj institucioneve për hetimin e aferave që, sipas tyre, përfshijnë qeverinë.

 

spak albanian files

Lini një Përgjigje