TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2026, 20:57

Vijon tubimi, aktivisti: Kriminelët mos i kërkoni mes nesh, i keni në tavolinën e qeverisë

Shkruar nga Pamfleti
Vijon tubimi, aktivisti: Kriminelët mos i kërkoni mes nesh, i keni
Pamje nga protesta

Një aktivist shqiptar që jeton në Gjermani ka mbajtur një fjalim të fortë në ditën e 31-të të protestës para Kryeministrisë, duke akuzuar Policinë e Shtetit se po merret me protestuesit, ndërsa, sipas tij, personat që duhet të hetohen ndodhen në qeveri.

Nga podiumi i protestës, ai tha se në vendet demokratike protestat vetëm njoftohen dhe nuk pengohen nga policia, ndërsa njoftoi se do të qëndrojë gjatë natës para godinës së Kryeministrisë në shenjë proteste.

"Sot u zgjova në orën 10:00 në Mynih dhe pashë protestues që tërhiqeshin zvarrë vetëm sepse protestuan paqësisht. Ata që protestuan janë sot mes nesh. Policia duhet ta kuptojë se kriminelët janë brenda zyrës së Kryeministrisë dhe jo duke protestuar në shesh. Aksidenti është një tragjedi kombëtare, ndërsa policia është më e angazhuar me protestuesit sesa me ata që duhet të hetojë", u shpreh ai.

Aktivisti renditi edhe emra ish- dhe aktualë zyrtarësh, duke pretenduar se policia po kërkon personat e gabuar.

"Kriminelët që ulen në tavolinën e Këshillit të Ministrave, policia i kërkon mes nesh. Erion Veliaj, Olta Xhaçka, Vangjush Dako, Jurgis Çyrbja, Arben Ahmetaj, Sajmir Tahiri e të tjerë. Meqë policia e di se protesta vetëm njoftohet, unë po them publikisht se sonte nuk do të ndahem nga shkallët e Kryeministrisë. Kush të dojë, le të bashkohet", deklaroi aktivisti.

Fjalimi i tij u prit me brohoritje nga protestuesit, ndërsa protesta vijoi me thirrjet e zakonshme "Rama ik", "Rama në burg, Berisha në burg", "Shqipëri e re" dhe "Ju erdhi fundi".

 

protesta

Lini një Përgjigje